Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Përkujtimi i 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Përkujtimi i 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kosovë në një vizitë me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Vizitën e nisi me pritjen nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Më pas, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Kryeministri Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema. /shqiptarja

Prev Post

146-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Next Post

Nga sot kalimi pa kontrolle në kufirin Shqipëri-Kosovë

post-bars

Leave a Comment