Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Dita Evropiane e Parqeve/ Zonat e mbrojtura përbëjnë mbi 21% të territorit të Shqipërisë

Dita Evropiane e Parqeve/ Zonat e mbrojtura përbëjnë mbi 21% të territorit të Shqipërisë

24 maji është Dita Evropiane e Parqeve. Kjo është një ditë qe kremton Zonat e Mbrojtura në të gjithë Evropën, që u lançua në vitin 1999 nga Federata Europarc për të vënë theksin tek Zonat e Mbrojtura Evropiane.

Kjo ditë i ka fillesat e saj nga krijimin e parqeve të para kombëtare në Evropë, që fillimisht ishin nëntë të tillë, të krijuar në Suedi në 1909.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në Ditën Evropiane të Parqeve, ndau me ndjekësit e rrjeteve sociale një video mbresëlënëse të zonave të mbrojtura që përbëjnë mbi 21% të territorit të Shqipërisë.

https://www.facebook.com/watch/?v=388804877486443

Zonat e mbrojtura në vendin tonë datojnë në vitin 1940 me shpalljen dhe krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë (Kune-Vain-Tale) në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit në Berat.

Krijimi i një parku kombëtar është një mënyrë për të ruajtur trashëgiminë tonë të përbashkët natyrore dhe kulturore.

Disa nga parqet kombëtare të Shqipërisë janë: Parku Kombëtar i Dajtit: Parku Natyror i Dajtit, Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”, Parku Kombëtar “Thethi”, Parku Kombëtar i Lurës, Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, Parku Kombëtar “Llogora”.

 

 

/atsh

Prev Post

Forum shkencor për Kurbnesh-Kukës-Prizren dhe Shkodër-Pejë, zona me rrezik sizmik potencial

Next Post

Kriza e papritur e kontejnerëve rrit çmimet e transportit detar, duke alarmuar tregtinë globale

post-bars

Leave a Comment