Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Pushtimi izraelit i Palestinës, 76 vjet nga tragjedia palestineze

Pushtimi izraelit i Palestinës, 76 vjet nga tragjedia palestineze

Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave publikoi një raport duke shënuar 76 vjetorin e Nakba-s (Katastrofës së Madhe), ku thuhet se që nga viti 1948, rreth 134 mijë palestinezë dhe arabë janë vrarë brenda dhe jashtë Palestinës.

Në prag të përvjetorit të 15 majit 1948, raporti i byrosë detajon statistikat e zymta të vrasjeve, arrestimeve, ndërtimit të vendbanimeve dhe konfiskimit të tokës në Palestinë.

Vetëm që nga 7 tetori, fillimi i luftës Izrael-Hamas, të paktën 35.034 palestinezë janë vrarë në Gaza, prej të cilëve 14.944 fëmijë dhe 9.849 gra.

Trupat e rreth 7 mijë njerëzve ende nuk janë gjetur. Në Bregun Perëndimor, 492 palestinezë kanë humbur jetën për shkak të sulmeve të ushtarëve izraelitë dhe kolonëve hebrenj që nga 7 tetori.

– Arrestimet

Sipas të dhënave nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez dhe Komisioni i Autoritetit Palestinez për Çështjet e të Burgosurve, rreth 1 milion njerëz janë ndaluar që nga viti 1967.

Numri i arrestimeve vetëm në Bregun Perëndimor ka arritur në 8.520 që nga 7 tetori, prej të cilëve disa janë liruar dhe shumë të tjerë mbeten në paraburgim.

Deri në fund të prillit, numri i të burgosurve në burgjet izraelite kishte arritur në 9.400, duke përfshirë 3.600 të mbajtur pa gjyq.

– Konfiskimet dhe ndërtimet e vendbanimeve ilegale në Bregun Perëndimor

Deri në fund të vitit 2022, numri i pikave të kontrollit dhe vendbanimeve ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor kishte arritur në 483, ndërsa popullsia e kolonëve arriti në 745.467, kryesisht në Kuds.

Një rritje e konsiderueshme në ndërtimin e vendbanimeve ilegale u vu re në vitin 2023, kur autoritetet izraelite miratuan planet për më shumë se 18.000 njësi, përfshirë në Kuds.

Në vitin 2022, autoritetet izraelite konfiskuan 26.000 hektarë tokë palestineze në Bregun Perëndimor, një numër që u rrit në 50.526 hektarë në vitin 2023.

– Shkatërrimi dhe sulmet në Bregun Perëndimor dhe Gaza

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka shkatërruar ose dëmtuar rëndë gjithsej 89.000 ndërtesa në Gaza, duke përfshirë 104 që i përkasin OKB-së.

Kostoja e luftës në Gaza, duke përfshirë dëmtimin e infrastrukturës, rrugëve, energjisë elektrike, rrjeteve të ujit dhe tokës bujqësore, vlerësohet në 30 miliardë dollarë.

Në Bregun Perëndimor, Izraeli shkatërroi pjesërisht ose plotësisht 659 ndërtesa dhe objekte në vitin 2023.

Për më tepër, u dhanë urdhra për prishjen e 1.333 objekteve palestineze për shkak të mungesës së lejeve.

Gjithashtu, në vitin 2023, kolonët hebrenj dhe forcat izraelite kryen 12.161 sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre, duke përfshirë 3.808 kundër pronave dhe objekteve fetare, 707 kundër tokave dhe burimeve natyrore dhe 7.646 kundër individëve.

Sulmet, mes tjerash, rezultuan në dëmtimin e rreth 21.700 pemëve, duke përfshirë 18.964 pemë ulliri.

Prev Post

Arsyet pse ecja mbrapsht mund të jetë shumë e mirë për shëndetin dhe trurin tuaj

Next Post

Mehmet Ali Vrioni, atdhetar i shquar, nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

post-bars

Leave a Comment