IA zbulon lidhjen mes vendbanimit dhe sëmundjeve të zemrës
Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmon se vendi ku jetoni mund të përcaktojë llojin e sëmundjeve të zemrës, shkruan focus.it.
Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit përdorën një mjet të disponueshëm për të gjithë, Google Street View (një zgjerim i softuerit të njohur hartografik dhe navigues Google Maps), duke analizuar 530 mijë fotografi në kërkim të të dhënave për cilësinë e mjedisit të ndërtuar.
Inteligjenca Artificiale ishte një mjet thelbësor për shqyrtimin e një numri kaq të madh imazhesh. Studiuesit përdorën një qasje të quajtur “rrjet nervor konvolucional”, i cili përdor një lloj softueri të të mësuarit të thellë që mund të njohë dhe analizojë modelet dhe tiparet e përbashkëta midis fotove dhe t’i përdorë ato për të bërë parashikime.
Në mënyrë të detajuar, studimi u fokusua në shtatë qytete të SHBA-së, Detroit, Kansas City, Cleveland, Brownsville, Fremont, Bellevue dhe Denver.
Çdo zonë urbane është ndarë në 789 mikrozona të cilat në SHBA quhen trakte regjistrimi dhe që presin mesatarisht 4 000 njerëz secila.
Imazhet nga këto zona u skanuan më pas nga AI dhe u lidhën me shkallën e sëmundjes koronare të zemrës të zbuluar në secilën prej tyre.
Në përfundim të analizave rezultoi qartë se ata që jetojnë në vende pa sipërfaqe të gjelbër, të ndërtuara dendur ose me rrugë të këqija, kanë një shans më të madh të vuajnë nga sëmundjet e zemrës si infarkti i miokardit apo angina pectoris.
Në fakt, Inteligjenca Artificiale parashikoi afërsisht 63% ndryshime në shkallën e sëmundjeve të zemrës mbi totalin e mikrozonave vetëm duke krahasuar imazhet e disponueshme.
Është e lehtë të thuhet se si një e dhënë në një foto lidhet me një rrezik kardiovaskular dendësia e ndërtimit ose prania e çarjeve në rrugë, si dhe mirëmbajtja e dobët, janë gjithashtu një tregues i trafikut të lartë dhe rrjedhimisht i cilësisë së ajrit më të keq.
Në shumë raste sipas studiuesve dallohet edhe nga njollat e smogut në ndërtesa dhe mungesa e pemëve për të pastruar ajrin.
Qëllimi i studimit ishte të tregonte se, të paktën në Amerikë, vendi ku jetohet është një faktor rreziku si mosha, gjinia, raca, të ardhurat dhe niveli i arsimimit, të gjithë parametra të përdorur gjerësisht nga institutet shëndetësore, qeveria dhe statistikat.
Sipas Sadeer Al-Lindi, kreu i projektit, duke krijuar zona me ndërtime më pak të dendura, më të gjelbra dhe duke i bërë rrugët të pedonalizuara do ta përmirësonte shumë situatën ndaj shëndetit të zemrës sonë./ /os/atsh