Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 INSTAT: Numri i automjeteve është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit

INSTAT: Numri i automjeteve është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit

Numri i automjeteve që qarkullojnë në vend është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në fund të tremujorit të parë 2024, në vend qarkullonin gjithsej 887 mijë automjete. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. në rrugët e Shqipërisë u shtuan 78 mijë makina, me një rritje prej gati 10%.

Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0%, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 16,0% dhe “Daimler Chrysler” 8,6%.

Megjithatë duket se mbretërimit të “Mercedez Benz” po i vjen gradualisht fundit, pasi “Volkswagen” po rritet më shpejt.

Diferenca mes tyre në raport me totalin e mjeteve është ngushtuar me gati 1 pikë përqindje në një vit. Nga 78 mijë automjete që u shtua në një vit, 17 mijë ishin të markës “Volkswagen”, 13 mijë ishin “Mercedez Benz”, gati 9 mijë Audi, 4.7 mijë Toyota, 3.4 mijë Ford.

Sipas INSTAT, Gjatë tremujorit të parë 2024, janë regjistruar për herë të parë 21.265 mjete rrugore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të pare, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (84,4 %) dhe “Motor” zënë (6,4 %).

Në tremujorin e parë, marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,2 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 16,8 %.

Numri më i lartë i mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, është në qarkun e Tiranës, duke zënë 42,0 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e parë 2024.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë, janë qarku Gjirokastër me 1,3 % dhe qarku Dibër me 1,8 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej.

Gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606* km, klasifikuar sipas kategorive, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

Sipas INSTAT, në tremujorin e parë 2024, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Mars 2024 rezulton 887.321 mjete.

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,7 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,2 %) dhe “Motor” (5,6 %).

Në tremujorin e parë 2024, numri më i lartë i mjeteve rrugore gjithsej është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,7 % të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,5 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej.

 

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT

/Revista Monitor

Prev Post

Simfonia e nëntë e Bethovenit shfaqet për publikun

Next Post

Lumi i Gashit në Tropojë, mrekullia natyrore e mbrojtur nga UNESCO

post-bars

Leave a Comment