Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Eurostat: Shqipëria, e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Eurostat: Shqipëria, e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Gratë në Shqipëri kryejnë më pak krime se në të gjithë Europën

Në burgjet shqiptare, përqindja e grave është më e ulëta në Europë, sipas një raporti të fundit të Eurostat.

Më pak se 2 për qind e të burgosurave në Shqipëri në 2022 ishin femra, nga rreth 5% që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.

Në rajon, përqindjen më të lartë të femrave të burgosura e ka Serbia, me rreth 6% të totalit.

Ndonëse përqindja e të burgosurave gra është e ulët, në total Shqipëria renditet ndër pesë vendet që kanë më shumë persona që janë pas hekurave në raport me popullsinë.

Sipas Eurostat, Shqipëria kishte në total 181 të burgosur për 100 mijë banorë për vitin 2022, duke u renditur e pesta, pas Turqisë (403), Hungarisë (199), Polonisë (1901) dhe Çekisë (181).

Në rajon, treguesin më të ulët e ka Kosova, që i ka të dhënat të disponueshme deri në vitin 2020, me 78 të burgosur për 100 mijë banorë.

Për Maqedoninë e Veriut e dhëna e fundit është e vitit 2017 (146). Në Serbi në 2022 treguesi ishte 158 dhe për Malin e Zi 166. Të dhënat për Bosnjë Hercegovinën mungojnë.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, kur ishte 175 të burgosur për 100 mijë banorë, treguesi për Shqipërinë ka ardhur në rritje. Gjithsesi, niveli më i lartë është regjistruar në 2016-n, me 209 persona pas hekurave për 100 mijë banorë.

Ata që shkojnë pas hekurave janë kryesisht të mëdhenjtë, teksa Shqipëria ka një ndër normat më të ulëta të burgosjes së të rinjve, me 2.8 për 100 mijë banorë, nga 17 që është ky tregues në Serbi, apo 14 në Itali.

/Revista Monitor

Prev Post

Shkrimtari i burgosur palestinez fitues i Çmimit Ndërkombëtar të Romanit Arab

Next Post

Simfonia e nëntë e Bethovenit shfaqet për publikun

post-bars

Leave a Comment