Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ujëvara e Sotirës, destinacioni më i preferuar në pranverë

Ujëvara e Sotirës, destinacioni më i preferuar në pranverë

Ujëvara e Sotirës në Gramsh ka nisur të tërheqë turistët e parë të pranverës këtë vit. Rruga për të shkuar deri aty është e degraduar, por bashkia thotë se do të asfaltohet së shpejti.

Ujëvara e Sotirës është një nga vendet më të bukura natyrore të Shqipërisë, e cila në periudhën e pranverës tërheq qindra turistë.

Kjo ujëvarë, e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet në Gramsh. Vizitorët e parë të këtij viti, shprehen se është një destinacion i mrekullueshëm.

Kjo bukuri e rrallë e Gramshit na bëri që bashkë me motrën, gruan dhe dy fëmijët e mi që jetojnë në Angli. Mendimi im personal është që të investojmë për këtë rrugë, për këtë bukuri të rrallë. ”

“Sa herë që vij më shtohet akoma më shumë dëshira për ta rivizituar. Kështu që të gjithë turistët të vijnë ta vizitojnë, është një destinacion që ndoshta nuk është promovuar aq shumë por, 00: 17 është me të vërtetë i mrekullueshëm ”

“Si çdo pasuri e Shqipërisë, jo vetëm ujvara e Sotirës, por të gjitha pasuritë e shqipërisë duhet të promovohen. Dhe të ruhen nga të gjithë, ho vetëm nga të rinjtë, por gjithë populli Shqiptar besoj.”

“Impresion shumë i bukur. Është një vend që siç e thatë dhe ju vi për herë të parë, bimësia është e paparë. Si person që merrem me pjesën e bimësisë e shoh që ka vlera shumë të mëdha”

Por ajo që mbetet problem për të arritur deri këtu është infrastruktura rrugore. Bashkia e Gramshit këtë vit jep lajmin e mirë në këtë drejtim.

“Një destinacion i mrekullueshëm natyror, që vizitohen nga qindra e mijëra turistë vendas dhe të huaj, në sezonin turiztik. Gramshi ofron destinacione turistike, dhe unë e them me shumë krenari që zor se gjen një vend tjetër në Shqipëri që të mbledh brenda territorit të tij disa destinacione turistike. Si ujvara, kanione, liqene natyrore, liqene artificiale, shpella, kala mesjetare dhe prehistorike.  Dhe lajmë mirë është se është duke u përgatitur projekti për të investuar në asfalt nga Gramshi drejt Sotirës”-tha Besjan Ajazi, kryetar i bashkisë së Gramshit.

Bashkia e Gramshit dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura, organizuan një aktivitet me të rinjtë, duke synuar promovimin dhe ruajtjen e kësaj pasurie. Ujëvara e Sotirës është vetëm një nga dhjetëra atraksionet e Bashkisë së Gramshit. Kanionet e Holtës, Shpella e Kabashit dhe liqeni i zi tërheqin çdo vit mijëra turistë.

/euronews

Prev Post

Shumica e fruta-perimeve vijnë nga jashtë/ Sasia e importeve 70% më e lartë krahasuar me 2023

Next Post

“Generation Voyage”: Tirana, destinacioni turistik në trend dhe i lirë

post-bars

Leave a Comment