Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Marsh protestues në Pejë për Gjyljeta Ukellën, vajza e saj i prin marshit

Marsh protestues në Pejë për Gjyljeta Ukellën, vajza e saj i prin marshit

Syri i Vizionit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Pejë pas ngjarjes së rëndë tragjike që ndodhi dje ku Gjylejta Ukella u v*ra nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar për sot MARSH PAQËSOR PROTESTUES, me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”.

Marshi që ka filluar nga ora 11:00 nga Qendra e qytetit vazhdon tek objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Edhe një herë, bëhet thirrje që urgjentisht të ndalohet me mohimin e femicidit dhe dhunës në baza gjinore. Mosndëshkimi i këtyre rasteve është inkurajim i mëtejshëm!’-thuhet nga organizatori. Marshit i ka pri vajza e të ndjerës e cila shihet në gjendje të rënduar emocionale, teksa i janë bashkuar edhe shumë figura politike e institucionale lokale. / KultPlus.com

Prev Post

1936/ Kur ambasadori Hugh G. Grant i prezantoi presidentit Roosevelt pis’toletat shqiptare të blera në Shkodër

Next Post

Kur kalimi i kufirit ishte një dënim me vdekje për shqiptarët

post-bars

Leave a Comment