Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Më 10 mars 113 vjet më parë botoheshin gazetat e para shqiptare

Më 10 mars 113 vjet më parë botoheshin gazetat e para shqiptare

Në kryeqytetin Bullgar, Sofje më 10 Mars 1907, u botua numri i parë i gazetës satirike “Stick” (Shkopi), drejtuar nga patrioti i madh shqiptar Athanas Tashko. Gazeta u shpërnda falas duke pasur në fokus pavarësinë shqiptare dhe duke mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar. Përmbajtja u përgatit nga kolonia shqiptare e Egjiptit. Gazeta kishte ngjyra satirike dhe trajtonte çështje shoqërore dhe politike. Si gazeta e parë satirike shqiptare pati një jehonë të madhe. Në faqet e saj, ajo mbrojti të drejtat kombëtare, lirinë dhe pavarësinë e njerëzve, çështjen e gjuhës shqipe dhe të shkollave.

Ndërsa më 10 mars 1911, po në Sofje, u botua gazeta “Liri e Shqipërisë”. Kjo  ishte një gazetë e përjavshme me karakter politik, shoqëror dhe kulturor. Gazeta u drejtua nga botuesi Kristo Luarasi. Ai trajtoi me interes të veçantë lëvizjen patriotike dhe çlirimtare në Shqipëri dhe kolonitë e mërgimtarëve shqiptarë gjatë viteve 1911-1912, duke dhënë një kontribut të madh në jehonën e çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik.

Bashkëlidhur, publikimi i Luigj Gurakuqit në faqet e gazetës “Liri e Shqipërisë”.

 

/kultplus

Prev Post

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Next Post

Fakte interesante historike për Kalanë e Libohovës

post-bars

Leave a Comment