Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Nga ndërtimi i rrugëve turistike synohet rikthimi i banorëve/“Përfiton” Dardha e Sinica

Nga ndërtimi i rrugëve turistike synohet rikthimi i banorëve/“Përfiton” Dardha e Sinica

“Rruga e re që po ndërtohet e cila do të lidhë fshatin turistik të Dardhës me atë të Sinicës pritet që të sjellë zhvillim turistik për fshatrat e Devollit të Sipërm. Një kërkesë e kahershme kjo e banorëve të kësaj zone, e cila po jetësohet së fundmi”,-korrespondenti Xhensil Shkëmbi.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore të fshatrave të Devollit të Sipërm jo vetëm ka rikthyer një pjesë të banorëve në këto fshatra por ka rritur edhe vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Për ta bërë sa më shumë të aksesushme lidhjen e këtyre fshatrave me zonën e Dardhës, Qeveria Shqiptare po investon në rrugën Sinicë – Dardhë.

Banorët e Sinicës tregojnë se kjo rrugë ka qënë kërkesa e tyre disavjeçare e presin që të ngjallë turizmin.

“Shumë e rëndësishme dhe gjërat kanë ndryshuar për mirë. Rruga sjell zhvillim, hapësira për banorët”, tha një banor, ndërsa një tjetër shtoi: “Presim një shtim të turizmit në këto zona Sinicë, Arrze, Nikolice. Besoj se kanë filluar të kthehen, po bëjnë shtëpi të reja e turistët e huaj janë në rritje.”

Nënkryetarja e bashkisë Devoll tha se përfundimi i këtij aksi rrugor do të sjellë më shumë turistë në gjithë këto fshatra që vitet e fundit për shkak të mungesës së rrugës kanë pasur jo vetëm me pak turistë por edhe banorë.

“Një kërkesë e vazhdueshme e banorëve por edhe e operatorëve turistik. Të gjithë e dimë që Devolli i Sipërm mban atraksione të mëdha e këto rrugë nuk janë shkelur për shkak të mungesës së infrastrukturës. Këto segmente do bëjnë të mundur që gjithë turistët që vinin e qëndronin në Dardhë do e kenë më të aksesueshme fshatrat e Devollit të Sipërm”, Zerina Sinani, nënkryetarja e bashkisë Devoll.

Fshatra të Devollit të Sipërm janë pjesë e njësisë administrative Miras dhe fshatrat me një infrastrukturë urbane e ne veçanti banesa karakteristike që mbeten të kërkuara nga turistë vendas e të huaj.

 

 

/euronews.al

Prev Post

Turizmi natyror, 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura, kryeson Shkodra

Next Post

Emigracioni po “zhduk” Veriun, rënia e lindjeve në Kukës, Lezhë, Dibër dhe Shkodër, mbi mesataren kombëtare

post-bars

Leave a Comment