Hëna po zvogëlohet, si ndikon kjo në Tokë?
Një rajon i hënës është vënë në qendër të një gare të re mes agjencive hapësinore ndërkombëtare. Kjo pasi besohet se aty mund të gjendet akull.
Interesi në polin jugor të satelitit tonë natyror arriti pikun vitin e shkuar kur misioni Chandrayaan-3 i Kinës bëri uljen e parë në zonë, vetëm disa ditë pasi një anije kozmike e Rusisë, Luna-25, u përplas teksa ndiqte të njëjtën rrugë.
Por, një studim që financohet nga NASA ka ngritur alarmin: Teksa bërthama e hënës ftohet gradualisht dhe zvogëlohet, sipërfaqja e saj “rrudhoset”, siç ndodh me një kokërr rrushi kur thahet. Këto fenomene, sipas shkencëtarëve, krijojnë tërmete që mund të zgjasin për orë të tëra, si dhe rrëshqitje të tokës.
Ashtu si pjesa më e madhe e satelitit tonë natyror, kjo zonë në polin e jugut që është aktualisht subjekt i këtij interesi kaq të madh, është e prirur drejt këtyre fenomeneve sizmike, duke u bërë kështu rrezik potencial për sondat dhe pajisjet që njerëzit mund të dërgojnë në të ardhmen në hënë.
“Por, e mira është që të jemi të vetëdijshëm që hëna nuk është ky vendi beninj ku asgjë e keqe nuk ndodh”, shtoi ai.
Hëna është zvogëluar me rreth 45.72 metra në perimetër përgjatë miliona viteve të fundit, një sasi e konsiderueshme e parë në terma gjeologjikë, por këto ndryshime sipas shkencëtarëve, janë shumë të vogla për të shkaktuar ndonjë efekt madhor në tokë apo në ciklet e baticave që planeti ynë ka.
/alsatm/