Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Historia e xhamisë së Et’hem Beut, ndërtesa më e shquar e Tiranës

Historia e xhamisë së Et’hem Beut, ndërtesa më e shquar e Tiranës

Xhamia e Et’hem Beut është ndërtesa më ikonike e Tiranës.

Ndërtimi i saj mendohet se ka filluar në vitin 1793 nga Mulla Beu, i cili vdiq në vitin 1808.

Djali i tij, Haxhi Ethem Beu, e përfundoi ndërtimin e xhamisë në vitin 1823, siç shkruhet në hyrje të saj.

Xhamia ka formë katërkëndore me përmasa 17.50 x 15.00 metra dhe sipërfaqe të përgjithshme 260 metra katrorë.

Ka tre hapësira kryesore faljeje, 2 për meshkuj dhe 1 për femra. Zona e meshkujve gjendet në katin përdhes dhe në pjesën e hyrjes, ndërsa zona e femrave gjendet në katin e sipërm.

Sipër zonës kryesore të faljes gjendet një mbajtëse në formë tetëkëndëshe dhe sipër një kupolë me diametër 8 metër, e mbuluar me material plumbi.

Nga ana e brendshme, kupola dhe tavani janë të pikturuara në mënyrë harmonike.

E gjithë fasada e xhamisë është e përbërë nga 15 harqe, e përforcuar nga kolona të larta guri 2.90 metër secila dhe me diametër po aq.

Minarja e xhamisë është e ndërtuar me gur gëlqeror dhe e gdhendur në pjesën e brendshme dhe të jashtme. Lartësia e saj është gati 33,44 metra dhe diametri 140 centimetra.

Në hyrje të xhamisë janë edhe varret e Ethem Beu dhe gruas së tij. Të dy varret ishin ruajtur mjaft mirë deri në vitin 1967.

Në fillim të viteve ‘70 gurët me mbishkrimet e varrit të Et’hem beut u hoqën.

Pas mbylljes në vitet e diktaturës xhamia u hap për besimtarët më 18 janar 1991.

 

 

 

/gazetatema(Adi Darsi)

Prev Post

Distria Krasniqi fiton medalje të artë në Grand Slam të Parisit

Next Post

Mjeku shqiptar që la Francën për të prodhuar vaksinën kundër tërbimit në atdhe

post-bars

Leave a Comment