Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Interi fiton Superkupën e Italisë

Interi fiton Superkupën e Italisë

Interi mposhti Napolin me 10 lojtarë me rezultatin 1:0 duke fituar Superkupën e tretë radhazi të Italisë (Supercoppa Italiana) në Arabinë Saudite të hënën në mbrëmje.

Pas një krosimi të Benjamin Pavard pranë zonës së rreptësisë, ylli argjentinas i Interit, Lautaro Martinez, shënoi golin e fitores në minutën e 91-të për t’i sjellë trofeun skuadrës së tij.

Napoli nga minuta e 60-të mbeti me 10 lojtarë në parkun Al-Awwal të Riadit, ndërsa Giovanni Simeone u përjashtua me karton të kuq pas një faulli.

Kështu, djemtë e Simone Inzaghit fituan Superkupën e tyre të tretë në historinë e turneut.

Juventusi mban rekordin me nëntë kupa të fituara.

 

/AA

Prev Post

Ndryshimet klimatike dhe cënimi zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri

Next Post

Aplikimet për azil rriten për të tretin muaj radhazi

post-bars

Leave a Comment