Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqipëria më shumë trafik, por më pak makina në Europë

Shqipëria më shumë trafik, por më pak makina në Europë

Nëse udhëton një ditë të zakonshme në autostradën Tiranë-Durrës, apo përpiqesh të hysh në kryeqytet të krijohet ideja se në vend ka një numër shumë të lartë automjetesh.

Në fakt, të dhënat e Eurostat tregojnë se në raport me popullsinë, Shqipëria është ndër vendet me më pak automjete në Europë.

Sipas Eurstat, në vitin 2022, në Shqipëri kishte 226 automjete për 1 mijë banorë, që na vendosin në vendin e tretë më normën më të ulët për këtë tregues, duke lënë pas vetëm Kosovën (182 automjete për vitin 2021) dhe Turqinë (169).

Në rajon, numrin më të lartë të automjeteve e kanë banorët e Malit të Zi (369), të ndjekur nga ata të Serbisë (344).

Shqiptarët kanë më pak se gjysmën e automjeteve në krahasim me mesataren e bashkimit Europian prej 560 automjete për 1000 banorë.

Europë

Në vitin 2022, numri mesatar i makinave të pasagjerëve për 1000 banorë në BE ishte 560. Gjatë dekadës 2012-2022, numri mesatar u rrit me 14,3% (nga 490 në 560 makina pasagjerësh për 1000 banorë).

Italia kishte numrin më të lartë me 684 autoveturave për 1000 banorë, e ndjekur nga Luksemburgu (678), Finlanda (661) dhe Qiproja (658). Ndërkohë normën më të ulët e ka Letonia me 414 vetura pasagjerësh për 1000 banorë, e ndjekur nga Rumania (417) dhe Hungaria (424).

Të dhënat tregojnë se vendet qendrore dhe lindore të BE-së shënuan ritme të larta rritjeje midis viteve 2012 dhe 2022.

Ndër vendet e BE-së, Rumania regjistroi normën më të lartë mesatare vjetore të rritjes së makinave të pasagjerëve për 1000 banorë (+86.2%; +193), e ndjekur nga Kroacia (+44.8%) ; +152), Hungaria (+40,9%; +123), Sllovakia (+40,1%; +135) dhe Estonia (+39,7%; +181).

 

 

/Revista Monitor

Prev Post

OBSH paralajmëron: Bëhuni gati për sëmundjen X

Next Post

OKB: Fëmijët në Gazë po përballen me kushte të tmerrshme

post-bars

Leave a Comment