FIFA: Lionel Messi futbollisti më i mirë i vitit 2023
Futbollisti argjentinas dhe lojtari i klubit Inter Miami, Lionel Messi, është fitues i çmimit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2023.
Në përzgjedhjen për futbollistin më të mirë në botë për vitin e kaluar, përveç Messit, ishin edhe Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, i cili vitin e kaluar me klubin anglez fitoi Premier ligën, kupën dhe Ligën e Kampionëve të UEFA-s, u shpall trajneri më i mirë.
Lojtarja e përfaqësueses spanjolle Aitana Bonmati (Barcelona) u shpall futbollistja më e mirë. Bonmati udhëhoqi ekipin kombëtar spanjoll me të cilën fituan Kupën e Botës për Femra 2023.
Portieri më i mirë në përzgjedhjen e FIFA-s u zgjodh braziliani Ederson (Manchester City), ndërsa anglezja Mary Earps (Manchester United) u zgjodh portierja më e mira në kategorinë për femra.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të mirë të FIFA Football Awards u mbajt mbrëmë në Londër.
Çmimi i lartpërmendur ndahet nga FIFA në bazë të opinionit të përzgjedhësve dhe kapitenëve të kombëtareve, gazetarëve dhe tifozëve nga e gjithë bota.
/AA