22 Nëntori, Dita e Alfabetit do të jetë festë kombëtare
Ashtu siç ishte paralajmëruar, 22 Nëntori, Dita e Alfabetit, do të jetë një festë kombëtare në Shqipëri
Vendimi është marrë ditën e sotme në Mbledhjen e qeverisë së Shqipërisë, teksa u bë i ditur nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.
“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po i propozon Kuvendit shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë. 22 Nëntori specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, që janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe i bashkon gjuha”, tha ministri Hasani.
Lajmi u njoftua më herët nga kryeministri Edi Rama gjatë Samitit të diasporës, teksa ftoi edhe Kosovën që të bënte të njëjtën gjë.
Alfabeti u njësua gjatë Kongresit të Manastirit i njohur ndryshe edhe si Kongresi i Alfabetit. Mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908 është mbajtur një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
/kultplus