Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 U shpall talenti i vitit, 19-vjeçari i Kosovës kërkon kalimin te Kombëtarja e Shqipërisë

U shpall talenti i vitit, 19-vjeçari i Kosovës kërkon kalimin te Kombëtarja e Shqipërisë

Shqipëria U-21 po vijon të “joshë” lojtarët e Kosovës, pasi lëvizja e fundit pritet të jetë Drilon Hazrollaj.

Siç raportohet në mediat kosovare, sulmuesi i Malishevës ka vendosur që të bashkohet me ekipin e Alban Bushit, pasi sipas tij nuk është vlerësuar sa duhet në Kosova U-21.

Ai është ftuar vetëm në muajin shtator, ndërsa në ndeshjet vijuese nuk u grumbullua.

Por, edhe nëse bashkohet me Shqipërinë U-21, Hazrollaj nuk mund të luajë për shkak se rregulli nuk e lejon, duke qënë se ka marrë minuta me Kosovën në këto kualifikuese, njësoj si me futbollistin Dion Berisha.

Drilon Hazrollaj, 19-vjeç është shpallur talenti i vitit në Kosovë.

/ tema/
Prev Post

Arkivi Qendror i Filmit sjell “Fillimet e kinemasë në trevat shqiptare”

Next Post

Rrjetet sociale po vrasin thelbin e jetës së njeriut

post-bars

Leave a Comment