Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Izraeli: Sulmet në Gaza do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit

Izraeli: Sulmet në Gaza do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit

Izraeli njoftoi se do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2024 sulmet e tij në Rripin e Gazës, ku ka vrarë mbi 23.084 palestinezë që nga 7 tetori 2023.

Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi në vizitën e tij në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka folur rreth sulmeve të vendit të tij ndaj Gazës.

“Në Gaza do të jemi në luftë. Gjatë gjithë vitit do të luftojmë në Gaza. Kjo është e sigurt”, tha ai duke shtuar se viti 2024 do të jetë i vështirë.

Halevi tha se ushtria, e cila është përgjegjëse për kthimin e të zhvendosurve në veri të Izraelit, do ta kryejë këtë detyrë duke “ushtruar presion mbi Hezbollahun”, përndryshe “do të çojë në një luftë tjetër”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në një deklaratë më parë duke pretenduar se “struktura ushtarake e Hamasit është shpërbërë plotësisht” në veri të Rripit të Gazës, tha se ushtria po fokusohet në “shpërndarjen e Hamasit” në pjesën qendrore dhe në jug të Rripit të Gazës.

 

Me 249 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 23.084 numri i vrasjeve që nga 7 tetori e deri më tani ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate me shkrim dha informacion lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 94 ditësh kundër Rripit të Gazës.

Në deklaratë thuhet se Izraeli në sulmet që ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, ka vrarë 249 palestinezë ndërsa ka plagosur 510 të tjerë.

Forcat izraelite, në 24 orët e fundit kanë kryer 17 “masakra” kundër familjeve palestineze në gjithë Rripin e Gazës”, thuhet në njoftimin në të cilin bëhet e ditur se është rritur në 23.084 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 58.926 numri i të plagosurve në sulmet të cilat vazhdojnë që nga 7 tetori e deri më tani.

Prev Post

Spanja: Njohja e pasaportave në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohen e Kosovës

Next Post

Ilaçet në Shqipëri, më të shtrenjta se në BE

post-bars

Leave a Comment