13-vjeçari bëhet personi i parë në botë që ‘mund’ Tetris-in
Një djalë 13-vjeçar amerikan është bërë personi i parë në botë që ‘mundi’ Tetris-in, një arritje e arritur deri më tani vetëm nga inteligjenca artificiale.
Willis Gibson, nga Stillwater, Oklahoma, u bë njeriu i parë që avancoi versionin origjinal të një prej videolojërave më të njohura në botë deri në atë pikë sa loja ”ngriu”.
Djali, i cili filloi të luante vetëm dy vjet më parë pasi pa Tetris në YouTube, ia kushtoi këtë sukses babait të tij Adamit që vdiq një muaj më parë.
I shpikur nga inxhinieri i softuerit Alexey Pajitnov dhe i lëshuar në 1989 në Nintendo, Tetris sfidon lojtarët të lëvizin ‘tetramine’ (blloqe në ekran) me qëllim që të mos i lejojnë të grumbullohen dhe të mbyllin hapësira për të kaluar në nivelin tjetër.
Për vite me radhë u mendua se kufiri ishte në nivelin 29, kur blloqet fillojnë të bien aq shpejt sa duket e pamundur që një qenie njerëzore të vazhdojë me to.
Për dekada, lojtarët ‘mundin’ Tetris duke hyrë në softuer. Willis, i cili muajt e fundit është bërë një nga lojtarët më të aftë në SHBA, është i pari që e ka bërë këtë në harduerin origjinal.
/KultPlus.com