Netflix realizon serialin e ri dokumentar mbi jetën e Aleksandrit të Madh, kur do të nis transmetimi
Një seri e re dokumentarësh për jetën e Aleksandrit të Madh po vjen në Netflix. Sipas njoftimit zyrtar të platformës së transmetimit, produksioni do të shfaqet premierë më 31 janar 2024.
jesa më e madhe e xhirimeve u zhvillua në shtator 2022 në Marok. Protagonistët janë Mido Hamada, i cili do të luajë rolin e mbretit Darius, ndërsa Buck Braithwaite do të interpretojë Aleksandrin e Madh.
Seriali do të përfshijë gjithsej gjashtë episode. Tony Mitchell, i cili më parë ka punuar në “The Baxter’s” dhe “The Bible”, është producenti.
Sipas përmbledhjes: “Duke kombinuar intervistat e ekspertëve me riprodhimet bindëse, ky dokumentar eksploron jetën e Aleksandrit të Madh dhe pushtimin e tij të Perandorisë Persiane.”/inforculture.info