Messenger lançon veçorinë e shumëkërkuar për editimin e mesazheve
Platforma e mesazheve Messenger ka lansuar veçorinë për editimin e mesazheve të dërguara, diçka e ngjashme e parë edhe në WhatsApp.
Për ta bërë këtë, mbani shtypur mesazhin që do të ndryshoni dhe pastaj klikoni tek opsioni “edit”, transmeton Telegrafi.//shenja.tv
Sipas veçorisë ju do të jeni në gjendje të modifikoni një mesazh të caktuar edhe pasi bashkëbiseduesi i juaj t’ju ketë kthyer përgjigjen.
Funksioni i ri mjaft i kërkuar është lansuar në aplikacion, por jo edhe në ueb, tani për tani. /Telegrafi/