Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Samiti i Diasporës, Osmani: Për shqiptarët e Preshevës duhet dhe do të jemi një! Begaj: Të realizohet vota e emigrantëve

Samiti i Diasporës, Osmani: Për shqiptarët e Preshevës duhet dhe do të jemi një! Begaj: Të realizohet vota e emigrantëve

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Të pranishëm do jenë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Ditën e sotme në Tiranë po mbahet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Të pranishëm janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mungon, ndonëse ishte parashikuar që do merrte pjesë. E pranishme është presidentja Vjosa Osmani.

Presidenti Bajram Begaj tha se shqiptarëve që jetojnë në botë duhet t’iu mundësohet e drejta kushtetuese për të votuar në Shqipëri.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës jo vetëm përballen me diskriminim e vazhdueshëm por edhe me spastrim etnik.

“Vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë akoma përballen me diskriminim dhe spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Iu themi se nuk jeni vetëm. Të gjithë jemi bashkë vëllezër dhe motra të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit”, tha Osmani.

Në samitin për Diasporën, presidenti Bajram Begaj tha se shqiptarëve që jetojnë në botë duhet t’iu mundësohet e drejta kushtetuese për të votuar në Shqipëri.

“Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë të drejtën për të votuar, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtpërdrejtë, duhet të këtë përfaqësim politik që do i japë zë shqiptarëve jashtë vendit, nuk janë objektiva të pa arritshëm, janë nisma të domosdoshme që ne si shqiptarë të jemi bashkë edhe pse larg. Ne u jemi borxhlinj për kontributin e madh që ju jepni. Shqiptarët që kanë jetuar jashtë ndër vite janë kthyere kontribuojnë me ide e nisma të reja në fusha të ndryshme, iniciativa me shumë suksese, studentë, sportistë e profesionistë të shkëlqyer që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë bëjnë çdo ditë promovimin më të mirë që mund ti bëjnë një vendi.”

 

 

 

 

/shqiptarja.com

Prev Post

Më 22 nëntor përkujtojmë Kongresin e Manastirit, kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë e shqiptarëve

Next Post

Muhamet Ahmeti nga Kosova dhe Anita Monoscalco nga Italia u prezantuan me ekspozitë të përbashkët në Romë

post-bars

Leave a Comment