Të dhëna enciklopedike për qytetin më të përlotur në botë – Gazza
Në vitin 634, Gaza hyri nën administrimin e Kalifatit Islam të udhëhequr nga Ebubekri. Në kryqëzatën e dytë (1149), qyteti u pushtua nga Baldwini i Tretë. 38 vite më vonë (1187), Selahaddin Ejjubi e riktheu qytetin e Gazzës. Në vitin 1258, kur Mongolët pushtuan Bagdadin, duke shpërbërë edhe Dinastinë Abasite, Gaza ishte qyteti i fundit mysliman, i cili ishte nën kontrollin Mongol. Më 3 shtator 1260, ushtritë e Dinastisë Memluke, arritën që ta rimarrin qytetin. Kështu, Gazza deri në vitin 1516, kur Sulltan Selimi (1512-1520), shpërbeu dinastinë Memluke (1517), ishte pjesë e administratës së këtyre të fundit (Memlukëve).
Gjatë kohës së sundimit osman, qyteti i Gazzes u shndërrua në Sanxhak, i cili shtrihej deri ke veriu i Jafës (Telavivi i sotëm). Gjatë kësaj kohe, Gazza pati një dinamik të madhe tregtie që ndikoi në shtimin e numrit të popullsisë. Kështu, derisa në vitin 1525 kishte afër 6 000 banorë, në regjistrimin e vitit 1596 ajo numëron 11 390 banorë. Udhëtari Francezë Chlevailer D’Avieux, shkruan për Gazzën, si një qytet shumë i zhvilluar, me popullsi të përzier ku fliten gjuhët bizantinishte (greqishte e vjetër), Osmanishte dhe Arabishte.
Trazirat e shkaktuara nga bedevinjët të vetëquajtur vehabinj gjatë shekullit 18, shkaktuan pasiguri dhe një pjesë e popullit të Gazzës, u detyrua të shpërngulet drejtë Nablusit.
Me hapjen e kanalit të Suezit (1869), Gaza humbi rëndësinë e ekonomike që kishte pasur deri atëherë, si njëri nga qytetet ku kalonte rruga e haxhilerëve që udhëtonin drejtë vendeve të shenjta.
Pas 4 shekujve qetësi dhe zhvillim, në fillim shekullin XX, Gaza dhe territori i Palestinës, u pushtuan nga Anglezët (më 1917). Qyteti i Gazzës, i cili në regjistrimin e vitit 1912, numëronte rreth 40 000 banorë, në vitin 1922 kishte rënë në 17 500 banorë. Megjithatë, në vitin 1945, Gaza prapë kishte rikthyer numrin e banorëve në 34 000.
Me themelimin e shtetit të Izraelit më 1948, Palestina u popullua me banorë hebrenj të ardhur nga vende të ndryshme të botës, e cila ndryshoi komplet demografinë nacionale të Palestinës. Njëherësh, këta të fundit me presion shtetëror, tkurrën popullatën drejtë qytetit të Gazzës. Kështu në vitin 1950, Gaza përbëhej nga 150 000 banore.
Pasi që palestinezët e Damaskut, shpallën themelimin e shtetit të Palestinës me kryeqendër Kudsin. Në vitin 1954, Xhemal Abdynnasiri themeloi edhe organizatën e të rinjve, të quajtur Fedai. 2 vite më vonë, kur Anglia dhe Franca i shpallën luftë Egjiptit, pas tentimit të këtyre të fundit për ta nacionalizuar kanalin e Suezit, Izraelitet me suportin e Anglisë dhe Francës, vërshuan në Gaza dhe shpartalluan organizatën e mbrojtësve të Gazasë (Fedainjve).
Gazaja u pushtua edhe njëherë në vitin 1967 nga ana e izraelit, e cila pakësoi popullsinë në 118 000 banorë. Siç dihet me marrëveshjen e Oslos të vitit 1993, Gazza u bë pjesë e shtetit të Palestinës, por si rezultat i bllokadës së vazhdueshme nga Izraeli, asnjëherë nuk gjeti qetësinë që e meriton çdo popull dhe qytet.
Populli i Gazës, i cili sot po përballet me luftën më të pamoralshme që ka parë njerëzimi, në vazhdimësi ka mbështetur dhe mbështet Organizatën politiko-ushtarake të quajtur Hamas. Krahu ushtarak, i së cilës përbëhet nga të rinj të cilëve u janë vrarë prindërit në luftërat e vazhdueshme me Izraelin. Kështu që, përderisa pjesa tjetër e Palestinës drejtohet nga Fatahu, i cili është i gatshëm të flijoj Gazzën, territori i Gazës udhëhiqet nga krahu tjetër, i cili sot po lufton në mbrojtje të qytetit.
Protestat e shumta që po zhvillohen në gjithë botën në përkrahje të Gazës (përkundër qeveritarëve të tyre), të japin shpresë se një ditë do të mbijetoj e drejta të për të jetuar të pavarur ky popull luftarak dhe sy patrembur./inforculture.info