Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Afrika e Jugut ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Afrika e Jugut ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Afrika e Jugut më 6 nëntor njoftoi se po tërheq diplomatët e vendosur në Izrael, në shenjë proteste për bombardimet që po kryhen në Gaza ku shumë civilë po humbin jetën.

Masa ka për qëllim rivlerësimin e marrëdhënieve të vendit me Izraelin, i cili është kritikuar ashpër për sulmet e kryera nga forcat e tij në Rripin e Gazës.

Afrika e Jugut është “jashtëzakonisht e shqetësuar për vrasjen e vazhdueshme të fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm” në territorin palestinez”, u shpreh ministrja e jashtme e vendit, Naledi Pandor.

“Ne besojmë se natyra e reagimit nga Izraeli është bërë një ndëshkim kolektiv,” tha ajo, duke shtuar se vendi do të vazhdojë të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm./B.V/ReportTv.al

Prev Post

Ndalohet zhdoganimi i veturave më të vjetra se viti 2014 në Kosovë

Next Post

Skandal! 3-vjeçarja dhunohet në kopshtin privat. E vogla dërgohet me këmbë të thyer në spital

post-bars

Leave a Comment