Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gjimnazi “Hydajet Lezha” / Rasti që tejkaloi rastin

Gjimnazi “Hydajet Lezha” / Rasti që tejkaloi rastin

 

Nga edu. Gentian Ballaqeni

Dihet se, për një sistem arsimorë sa më të suksesshëm, pikat kryesore ku mbështetet janë ambjenti fizik,  si shkollat, hapësirat,  bazat material, programet, kurrikulat dhe stafi pedagogjik sa më i përgatitur.

Përveç  këtyre, të rëndësishme janë edhe një mori pikash dhe detajesh që kanë lidhje me funksionimin dhe ralizimin sa më të mire të proçeseve mësimore.

Pika të tilla mund të jenë përballja e sistemit me risitë e kohës, ndryshimet social-kulturore që ndodhin, zhvillimet teknologjike, mënyrat e reja në të menduarin kolektiv dhe individual, ndryshimet politike dhe ekonomike, etj. Nuk mund të ndajmë asnjë nga këto që përmendëm në lidhje me ralizimin dhe funksionimin sa më të mirë të të gjithë proçesit arsimor dhe sistemit të tij në tërësi.

Duke qënë disi njohës i profesionit të edukatorit dhe mendimit edukativ pedagogjik, pasi kam studiuar për mësuesi në Normalen e Elbasanit dhe baçelor UAMD, doja të ndaj me ju një qëndrim timin në lidhje me rastin e dhunës mbi mësuesen (femër) në gjimnazin e Lezhës “Hydajet Lezha”. E specifikova femër sepse ky rast në sytë e mi rezulton si një rast i veçantë, gati i pa ndodhur ndonjëherë tek ne. Brezi im edhe pse mund të ketë kaluar periudha të vështirë në ato vitet e para pas komunizmit, që nga shkolla fillore, andoloshenca dhe post asaj, ku jo vetëm sistemi arsimor por i gjithë shteti dhe ekonomia shkoi drejtë një kolapsi dhe anarkie, por kurrë nuk kam dëgjuar të goditet dhunshëm dhe me sende të forta një mësuese femër (nëse keni raste të tilla ma referoni se ndoshta gabohem).

 

Rasti që tejkaloi rastin

Pas viteve 1990, Shqipëria u përball me një ndryshim rrënjësorë të sistemit dhe një vështirësi  të madhe në çdo aspekt të jëtës së saj duke prekur e mos lënë anash as sistemin arsimor. Kulmi kësaj ishte  në vitet më të vështira 1996-97 dhe që ishin katastrofike.

Me kujtohet viti 1998 kur shkova në normalen e Elbasanit, muret e konviktit nga jasht kishin disa vrima nga plumbat e automatikut kallashnikov. Mbaj mënd gjithashtu vitet 1996-1997 kur vetë isha një nxënës i klasës së 6-7, nëxësit dhe gjimazistët filluan të mbanin sende të forta e armë të ftohta me vete, deri dhe armë zjarri. Madje i mbanin rreth shkollës, por edhe brënda shkollës. Kishte zënie dhe sherre midis nxënësve deri në raste tragjike dhe me pasoja, por edhe dhunë në klasë. Dhuna në shkolla dhe klasa përveç nxënës-nxënës pati dhe raste të përfshirjes nxënës-mësues (meshkuj), nxënës-drejtorë (meshkuj) por ama kurrë s’kam dëgjuar atë kohë të dhunohet një mësuese femër e jo më “goditje me karrige kokës”, kjo është një çudi e madhe, e pa pranueshme dhe e pa njohur deri tani. Kjo duhet parë si një alarm i madh, si një këmbanë që fsheh shumë probleme dhe se me çfarë mund të përballemi në të ardhmen.

Sigurisht që tek ne, por dhe mbarë botën, po ndodhin ndryshime të tilla të mëdha social-kulturore dhe kjo nuk do ndalet. Por sistemi arsimorë i joni, akademikët apo dhe qeveria  a kanë hartuar programe, politika e strategji për ti bërë ballë këtyre problemeve dhe ndryshimeve. Flas, hartime dhe studime të përgjithshme, të një koncepti dhe dimesioni që nuk ka të bëjë vetëm me ato metodike, por me atë që janë më të thella. Kam vënë re se shumë gjëra, e sidomos në lidhje me ato emocionale, i janë atribuar shkencës së psikologjisë si zgjidhje e vetme në sistemin e sotëm arsimorë. Por a mund të zgjidhë dhe mbartë mbi supe shkenca e psikologjisë të gjithën e këtyre problemeve që po shfaqen. Unë mendoj se jo dhe se disa gjëra janë anashkaluar dhe i janë  zhveshur sistemit të arsimit, siç është etika sociale, parimet, moralet, zakonet, traditat dashuria etj dhe nga ana tjetër janë pranuar e mbështetur brënda sistemit “tezat” që janë në një farëmënyre e kundrta e ketyre gjërave, edhe nga shoqëria edhe nga sistemi edukativ.

Për të mos e zgjatur në një kontekst sistemi dhe filozofie arsimore, tani thjesht po ndalem pak në rastin e gjimnazit Hydajet Lezha në qytetin e Lezhës.
Në rastin e Lezhës unë mund të them përciptazi se vë re atë që në një farë mënyre janë problematikat e proçesit të një ore mësimi, klima e saj në klasë, menaxhimi dhe realizimi i objektivave. Po ta shikojmë pak nën petkun e analizës, rezulton që në atë orë mësimi, jo që janë anashkaluar qëllimet e proçesit mësimor por janë mbikaluar komplet deri sa ka arritur në një nivel vulgarë verbal dhe një reagim i dhunshëm fizik nga nxënësi duke shkatarruar në themel proçesin e mësimit dhe shembjen e asaj ore por dhe fatëkeqësisht edhe më shumë se kaq.

Sipas meje, kjo bie komplet përgjegjësi profesionale mbi mësuesen, pasi sido të jetë situata, është ajo përgjegjëse për mbarëvajtjen e mësimit dhe proçesit. E them këtë më kopetencë të plotë, jo se një mësues nuk gabon, por një mësues duhet të jetë i aftë sa profesionalisht, intelektualisht por edhe emocionalisht për të mos shkuar kurrë në këto nivele dhe kjo detyrë është pikërisht përgjegjsia e mësuesit. Nga ana tjeëtë nuk justifikoj veprimin e nxënësit aspak, madje për moshën që ka mund të mbajë dhe përgjegjësi penale dhe gjithashtu familja nga ana tjetër përgjegjësi morale e shoqërore. Por a është zgjidhje e vërtetë e çështjes një ndëshkim penal?

Nuhatja dhe ndjeshmëria për këtë gjë e ruan proçesin në të gjithë dimensionin e vet parimorë e morale (sido që të jetë situata) dhe s’lejon të bie në shkatërrimin deri në themelet të orës së mësimit.
Për një proçes sa më të frytshëm Mësimdhënie-Mësimnxënie dhe për arritjen e objektivave në nivele sa më të mira studiuesit modern e lidhin me formulën Mësues-Nxënës-Prind dhe anasjelltas.
Problematikat që haset gjithashtu më shumë sipas studiuesve bashkëkohorë ishte nderlidhja e po kësaj formule (Mesues-Nxenes-Prind) dhe që kjo formulë herë pas here nuk realizohet dot, pasi përfshirja e prinderve në këtë proçes është deri diku i vështirë, sidomos në shoqëritë e ngjashme si ajo e jona e cila nuk ka një traditë të të përfshierjes së prindërit në këto proçese. Pra pikerisht mund të them se ngjarja e Lezhës manifestohet në mënyrë të plotë kleçkën e kësaj formule dhe keq menaxhimi I klasës dhe keq menaxhimi i rasteve specifike dhe të vështira. Rasi është aq specifik sa dhe vetë elementi prindër është i ndjerë dhe në mungesë, e këtu kemi të bëjmë vetëm në një farë mënyre vetëm me formulë  “mësues-nxënës”, prindi bie si përfshirje. Por çdo të thotë kjo?

Atëherë kleçka e kësaj formule për një proçes sa më të mirë dhe të frytshëm fsheh edhe misteret e ngjarjes. Bëhet fjalë për prekjen ose jo të pozicionit të prindërit që fatkeqsisht nuk jeton prej vitesh. Nuk arrij ta kuptoj përse është përfshirë pozicioni i prindit të ndjerë në këtë rast konflikti, por sido të jetë e vërteta, edhe pse prindëri nuk jeton, stafi pedagogjik, dhe mësuesi/a duhet ta kënë parasyshë rastin e veçantë edhe në asnjë mënyrë tia prekin pozitën e prindërit të ndjerë duke sfiduar nxënësin pikërisht me këtë gjë qoftë edhe si kundërpërgjigje e ndonje sjelljeje apo fjale verbale të keqe. Nëse vërtetë ka ndodh kështu, është shumë keq, por prapë  them se veprimi i nxënësit nuk justifikohet aspak.

 

Dikush nga kolegët do më gjykojë për përgjegjësinë që ia hedh mësueses dhe jo nxënësit.

Për shembull, në nje skuadër futbolli kombëtareje, kur ajo humbet rëndë dhe shemben pozitat dhe imazhi i saj totalisht ose bie shumë në rënditje, qoftë edhe nga loja e dobët e një lojtari apo dhe lojtarëve në përgjithësi, përgjegjësia bie direkt mbi trainerin dhe në shumicëne rasteve ata japin dorheqjen. Trainerët dorëhiqen në kur skuadra dhe loja dështon  rëndë në mbylljen e konpeticioneve ose garave dhe jo më kur vetë tranjeri mund të ketë diçka vërtëtë për përgjëgjësi . Kjo meret përsipër nga ata për etikë, profofesionalizem dhe moral jo për ndonjëgjë tjetër. Pikërisht pra, mësuesi/ia para se të jetë mësues edhe ai vetë është një individ, qytetarë, prind dhe njeri që mban përgjegjësi, qoftë dhe para një adoloshenti.  Nëse përgjegjësia familjare, prindërore , morale dhe ndjeshmeria profesioanle nuk qëndrojnë tek vetë mësuesi, i gjithë proçesi është i ekspozuar për një denigrim dhe rënie në një moment sforcimi si ai i Lezhës.

Proçesi i mësimit nuk është një proçes mekanik thjeshtë për tu realizuar dhe nuk duhet të mendohet kurrë ashtu, por kam kuptuar që nëse prindi ka një rëndësi të madhe në këtë proçes apo në atë formulë,  mesuesi ka dy herë e më shumë rëndësi se kushdo në atë formulë, sepse ai është një mësues në sytë tyre, një “misionar” , që e bën atë dhe punën e  tij/ të saj të jetë e shenjtë dhe nxënësit këtë kanë parasysh dhe nuk duhet ti zhgenjejmë. Sa e kuptojmë ne çdo të thotë ti zhgënjejmë? Nëse zhgënjejmë, mund të bjerë gjithçka (mësuesi me statusin e tij) dhe bëhemi të zakontë (ordinerë), sidomos në sytë e moshave të reja.

Kur themi se profesioni i mësuesit ështe i shenjtë, duhet menduar thellë në vete se çdo të thotë kjo, çfarë përgjegjsie ka, për veten, isntitucionin e shkollës, komunitetin dhe figurën e një mësuesi. Ora e mësimit nuk është pronë e mësuesit por është pronë e nxënësit, fiksojeni mirë dhe mos e harroni asnjëherë. Sistemi ynë arsimorë tashmë ka pranuar metodat dhe modelet përëndimore të proçesit mësimor e që ka në qëndër nxënësin dhe jo mësuesin.

Përveç kësaj, edhe në qoftëse ka ngarkesa, presione etj etj, ora e mësimit nuk është mekanike që të vazhdojë e ti thyej të gjitha ingranazhet pa ndalur fare, deri në shkatarrimin e saj nga keq menaxhimi. Nga ana tjetër ora e mësimit nuk është as pushtet në dorë të dikujt, as egoizëm profesional dhe në fund të fundit nuk ka idealizma përballë dinjitetit dhe pozicionit të nxënesit dhe misionit të edukimit. Kështu që, ose nxirr nëxësin nga klasa, ose ndëshko me notë si masë ndëshkuese (nëse sdi ça të bësh tjetër), ose mbylle proçesin e orës mësimore pak më herët pa pasur sedër, mer regjistrin në dorë, ik në sallën e mësuesve ,ulu qetësohu dhe kaq. Pas kësaj mund të marësh mesat hirearkike sipas mundësive që ke dhe nëse mendon se ke të drejtë si mësues paraqite diku ku duhet, aty ku të takon. Pra e gjitha kjo të jetë profesionale dhe të bëhet me maturi për të mos lënë arsye për konflik dhe situate të tilla si ajo e gjimnazit në Lezhë.

 

Edukatori si një misionar

Ne si edukatorë e kemi kollaj ta lëshjojmë përgjegjësinë tonë profesionale drejtë përgjegjsive të nxënësit duke nënkuptuar problematikat e tij/asaj si individ si sjellje ose edhe në rrafshin kulturor familjarë, por ndonjë herë ia adresojmë dhe vetë shoqërisë duke ditur e njohur teoritë Biohveriste tashmë. Por a duhet të harroi mësuesi se ai vetë është një individ, pjesë e shoqërisë ku jeton dhe se profesionin e tij të mësimdhënies e ka rrugëtim dhe mision gjatë gjithë jetës?

Nuk ka rrugë tjetër vetëm se mësuesi ta kuptoi pozicionin e tij kaq të rëndësishëm, misionin dhe dimesionin e edukatorit ashtu siç ai është në të vërtetë. Dhe pikërisht kjo e bën të shenjtë si profesion i cili tani e zhyt mes  brezave, historisë se tyre, problemeve, halleve dhe proçesit të mesimit dhe edukimit për ta. Nëse mësuesi nuk do të përfaqësoi vetë nivele të tilla intelektuale e profesionale, nga ana tjetër nuk tregon ndjeshmëri emocionale dhe morale sigurisht për ata, do të jetë shumë e vështirë në njohjen, menaxhimin dhe zgjidhjen e situatave si ajo e gjimnazit të Lezhës. Rrugëtimi në këtë profesion të shenjtë të edukatorit dhe mësuesit nuk e përjashton dot veten nga përgjegjsia e përballjes dhe menaxhimit të rasteve të tilla të rënda dhe specifike.

Dijeni se në sytë e nxënësit, pozita juaj si mësimdhënës ka një dimension të vërtetë të shenjtë dhe po e zotëruat atë pozicion ashtu siç e meriton ai, nxënësit dot’u duan, do t’u respetojnë dhe kurr s’do ju hedhin poshtë, pavëarsisht problemeve, vështirësie dhe ndonje mërzitje që ju bëjnë. Nëse mësuesi vetë nuk tregon kujdes për këtë profesion dhe këtë mendim që ata kanë për ju, dijeni se do jetë e vështirë pra.

Mos harroni dhe Pedagogjinë e Dashurisë dhe përulësinë (një emërtim dhe temë personale ), që në të vërtetë po na mungon shumë, dhe se unë si ish nxënës i Normales së Elbasanit do ta manifestoj dhe ngre gjithmonë këtë rrymë metodike pedagogjike (Pedagogjinë e Dashurisë), qoftë me punë e qoftë edhe me studim për këtë, dhe mendoj se është e vetmja “nën rrymë” e Pedagogjisë që mund ta ruaj këtë profesion dhe  proçesin mësimor nga shembjet e tilla..

Pyes dhe një herë: “Kur themi se profesioni i mësuesit ështe i shenjtë, a e kani menduar thellë në vete, si mësimdhënës, çdo të thotë kjo?”

 

Radio Kontakt

 

 

Prev Post

Stuhia ‘Ciara’ në Shqipëri! Përmbytje rrugësh në Tiranë e qytete! Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës! Përmbytet rruga dytësore

Next Post

Turistja italiane, vizitorja e 100 000-të në Muzeun e Krujës

post-bars

Leave a Comment