Spanjë|Mbi 200 mijë fëmijë të abuzuar seksualisht nga priftërinjtë e Kishës Katolike
Më shumë se 200,000 fëmijë ishin viktima të abuzimit seksual nga priftërinjtë e Kishës Katolike Spanjolle, sipas rezultateve të një komisioni të pavarur të organizuar nga Avokati i Popullit me kërkesë të Kongresit, raporton BBC.
Ombudsmani i gjashtë i Spanjës, Angel Gabilondo kritikoi kishën për përpjekjen për të fshehur ose mohuar akuzat për abuzim, duke theksuar se e gjithë kjo ndodhi pikërisht për shkak të heshtjes ndër vite.
Raporti prej 700 faqesh, i urdhëruar nga Kongresi vitin e kaluar, tregon rezultatet e hulumtimit që komisioni kreu duke anketuar 800,000 njerëz.
Rezultatet tregojnë se 0.6 për qind e popullsisë së rritur në vendin me rreth 39 milionë banorë deklarojnë se kanë pësuar dhunë seksuale nga klerikët kur kanë qenë fëmijë.
Kjo përqindje rritet në 1.13 për qind, pra në më shumë se 400,000 njerëz, nëse përfshihen edhe njerëzit që kanë punuar në institucione të mbikëqyrura nga Kisha.
Gabilondo shton se këto shifra duhet të merren me kujdes.
Raporti përfshin deklarata nga më shumë se 487 persona që kanë vuajtur nga abuzimi seksual dhe Gabilondo shton se ka pasur njerëz që kanë kryer vetëvrasje për këtë shkak, si dhe ka nga ata që nuk kanë mundur kurrë të kthehen në një jetë normale.