Erdogan anulon planet për të vizituar Izraelin
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar vizitën e tij në Izrael për shkak të përshkallëzimit të situatës në Rripin e Gazës.
“Kam pasur një program për një vizitë në Izrael, e anulova, nuk do të ketë vizitë”, tha Erdogan, duke folur në parlamentin turk.
Ai kritikoi veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, duke vënë në dukje se Ankaraja “nuk do të lejojë që fëmijët të vriten në Gaza”/balkanweb