Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Krijimi i Principatave Arbërore në Mesjetë

Krijimi i Principatave Arbërore në Mesjetë

Pas shekullit të XI situata në territoret e Perandorisë Bizantine ndodhën ndryshime të mëdha duke përfshirë edhe tokat arbërore.

Në njërën anë kemi kalimin nga prona e kushtëzuar tek prona e pakushtëzuar, e cila përshpejtoi edhe vendosjen e rendit feudal në tokat shqiptare. Pronjarët e dikurshëm u zëvendësuan nga dinatët(pronarët e mëdhenj), të cilët përbënin aristokracinë e re ushtarake, civile dhe klerike. Pronarët e vegjël, mortitët humbën tokat e tyre dhe u detyruan në pronat e pronarëve të mëdhenj, si qiramarrës.

Shtrirja e principatave arberore ne Mesjete

Ndërkohë në anën tjetër ndarja e Kishës së Krishterë në dy qendra bëri që prijësit arbëror të shfaqeshin të ndarë në lidhjet e tyre me Lindjen dhe me Perëndimin. Ndërkohë që tokat e Arbrit ishin nën pushtimin bizantin nuk munguan në periudha të caktuara edhe pushtime të tjera, si ai: bullgar, norman, anzhuin, serb apo krijimi në tokat e jugut edhe të Despotatit të Epirit. Këto ishin pushtime që përfshinë gjithë tokat arbërore por edhe hapësira të caktuara të tyre. Por shumë familje fisnike arbërore nisën të fuqizoheshin aq shumë, sa nëpërmjet forcës së armëve, ekonomike apo edhe lidhjeve martesore nisën të rrisnin fuqinë e tyre dhe kështu nisi edhe krijimi i principatave arbërore mesjetare./inforculture.info

Prev Post

Gutenbergu krijoi kallëpe për shkronjat e para metalike

Next Post

Sot, prezantohet koncepti themelues i Muzeut të Artit Bashkëkohor të Kosovës

post-bars

Leave a Comment