Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Sulmi në spitalin e Gazës, reagon BIK-u: Të parandalojmë holokaustin e ri

Sulmi në spitalin e Gazës, reagon BIK-u: Të parandalojmë holokaustin e ri

Gjatë mbrëmjes së 17 tetorit 2023 në orët e vona është goditur me raketa spitali në Gaza.

Për këtë ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës, e cila ka kërkuar të parandalohet “një holokaust i ri”.

“Jam i tmerruar e i trishtuar pas lajmit për bombardimin dhe granatimin e spitalit në Gaza, ku humbën jetën qindra qytetarë të pambrojtur e të pafajshëm, gra, fëmijë, të sëmurë dhe të plagosur. Dënojmë në formën më të ashpër këtë veprim, i cili është krim kundër njerëzimit”, thuhet në reagim.

Tutje, BIK-u bëri thirrje botës demokratike e qytetëruese, që të ndërmarrë hapa e të veprojë me shpejtësi në parandalimin e një kasaphaneje në Gaza, për të cilën do të jemi përgjegjës që të gjithë./euronews.al

Postimi i plotë:

Prev Post

Përfundon projekti për restaurimin e Kazermës së Vjetër “Ish Internati” në Prizren

Next Post

“Wasza Turystyka”: Shqipëria tërheq gjithnjë e më shumë interesin e turistëve

post-bars

Leave a Comment