Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Gaza deri tani: Mbi 2800 palestinezë të vrarë dhe mbi 700 janë fëmijë

Gaza deri tani: Mbi 2800 palestinezë të vrarë dhe mbi 700 janë fëmijë

Mbi 2800 palestinezë të vrarë nga bombardimet izraelite nga ku mbi 700 janë fëmijë. Rreth 10,000 të plagosur. Mbi 1000 të zhdukur. 1.2 milion të zhvendosur.
Trupat e paidentifikuar të varrosur në varreza masive. Kamionët e akullores përdoren për të ruajtur kufomat.
Fëmijët palestinezë po shkruajnë emrat e tyre në pëllëmbën e duarve, në mënyrë që anëtarët e familjes të mund të identifikojnë trupat e tyre në rast se ata vdesin në sulmet ajror.
Bota po shikon një katastrofë dhe gjenocid në kohë reale.
Dhe ende asnjë thirrje nga bota e “civilizuar” për armëpushim. Në të kundërtën, po brohosin dhe duartrokasin këto akte.
“Bota muslimane” e pasur me naftë shumë e zënë me blerjen e klubeve dhe futbollistëve…
Palestinezët në Gaza e dinë se qëllimi është zhdukja e tyre ose zhvendosja kolektive nga vendlidja e tyre. Ata gjithashtu e dinë se nëse kalojnë kufirin nuk do të kthehen kurrë, do të humbasin vendin e tyre dhe do të jetojnë përgjithmonë në kamp refugjatësh në shkretëtirë, ashtu si edhe fëmijët e tyre. Kjo eshte arsyeja pse shumica preferon të vdisnin.
Ky është gjenocid; nuk ka rrugë kthimi.
Kushdo që e mbështeti këtë, kushdo që arsyeton, kushdo që dinte por heshti…të gjithë do te japin llogari këtu, dhe në botën tjetër para Drejtësisë Absolute!

Tetova1

/Abdylvehab Ejupi

Prev Post

Cogito ergo sum (Mendoj, jam)

Next Post

Shqipëria Zgjidhet Nga Turistët Edhe Për Historinë

post-bars

Leave a Comment