Studentët e Mjekësisë djegin ‘eurot’ para Ministrisë së Arsimit
Studentët e Mjekësisë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ku po protestojnë, ndërsa kërkojnë edhe një takim me ministren Ogerta Manastirliu.
Në shenjë proteste, ata kanë djegur para ministrisë edhe disa euro false, për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri, ose të paguajnë tarifën e plotë të studimeve, e cila ende nuk është bërë publike./ Raport.tv