Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Qyteti simbol i Karabakut, Shusha, zgjidhet “Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame 2024”

Qyteti simbol i Karabakut, Shusha, zgjidhet “Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame 2024”

Ministria e Kulturës së Azerbajxhanit njoftoi se qyteti simbol i Karabakut, Shusha, është zgjedhur “Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame 2024”

Baku

Ministria e Kulturës së Azerbajxhanit njoftoi se qyteti simbol i Karabakut, Shusha, është zgjedhur “Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame 2024”.

Ministria në një njoftim tha se ministri Adil Karimli, i cili mori pjesë në Konferencën e 12-të të Ministrave të Kulturës së Botës Islame të mbajtur në kryeqytetin e Katarit, Doha, ka propozuar kandidaturën e Shusha-s për Kryeqytet Kulturor të Botës Islame për vitin 2024 të Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore Islame (ISESCO).

Sipas njoftimit, propozimi i Karimli është pritur pozitivisht dhe unanimisht Shusha është shpallur “Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame për vitin 2024”.

Shusha në vitin 2023 u shpall “Kryeqyteti Kulturor i Botës Turke”./aa.com.tr

Prev Post

Piktura e blerë për 4 dollarë, u shit për 191 mijë dollarë

Next Post

Olimpiada e Sporteve dhe Lojërave Tradicionale Shqiptare vjen më 1 tetor në Prishtinë

post-bars

Leave a Comment