Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Sarajeva, perla e pazbuluar e Ballkanit

Sarajeva, perla e pazbuluar e Ballkanit

Moti i ngrohtë, çmimet e ulëta dhe historia magjepsëse po joshin turistët drejt kryeqytetit të Bosnjës si kurrë më parë.

I njohur si vendi, që shkaktoi fillimin e Luftës së Parë Botërore, dhe i dëmtuar nga lufta e vitvet 1990, Bosnja mund të mos jetë vendi i parë, që ju vjen ndërmend, kur planifikoni një pushim në Europë.

Por, ndoshta duhet të jetë.

Sarajeva po bëhet gjithnjë e më popullore

Kryeqyteti boshnjak i Sarajevës, po sheh numrin më të madh të turistëve në historinë e pasluftës, këtë vit.

Kodrat mbi qytet tani janë vende, ku të huajt mblidhen për të parë horizontin e famshëm, në një luginë të rrethuar nga male të larta.

Ky qytet ballkanik, shpesh përshkruhet si një vend, ku lindja takohet me perëndimin, pasi stilet arkitekturore ndryshojnë në zona të ndryshme, për të pasqyruar historinë e tij të përzier.

Në qytetin e vjetër – i njohur si Baščaršija, i ndërtuar nga osmanët në shekullin e 15-të – vizitorët eksplorojnë dyqane artizanale tradicionale boshnjake dhe restorante të njohura.

 

Këtu mund të gjeni gjithashtu një nga xhamitë më të vjetra të Ballkanit dhe një nga ndërtesat më të mëdha në qytetin e vjetër – Gazi Husrev-beg.

Ndonëse u bombardua rëndë gjatë viteve të luftës, në vitet ’90, falë mureve të trasha dhe një projekti restaurimi të pasluftës, ai ende qëndron me krenari në qytet.

 

Ndryshe nga xhamia, shumë ndërtesa nuk janë restauruar plotësisht dhe prandaj mos u habitni nëse shihni vrima plumbash.

Pak më larg është vendi, ku trashëgimtari i fronit Franz Ferdinand, u vra nga rebeli i ri boshnjak-serb Gavrilo Princip, në Urën Latine në vitin 1914, duke shkaktuar në mënyrë efektive fillimin e Luftës së Parë Botërore.

Sot, një muze në vendin e atentatit, është një nga pikat turistike më të vizituara në Sarajevë.

 

CDN media

 

Cila është mënyra më e mirë për të eksploruar Sarajevën?

Qyteti i vogël, është i lehtë për t’u eksploruar në këmbë, kështu që një mënyrë e shkëlqyer, për të filluar qëndrimin tuaj këtu, është duke bërë një turne në këmbë. Megjithëse jo të gjithë flasin anglisht, vendasit dihet se janë tepër miqësorë.

Korriku dhe gushti ka të ngjarë të jenë muajt më të nxehtë për të vizituar Sarajevën, kështu që shumë njerëz sugjerojnë, se koha më e mirë e vitit për të eksploruar qytetin është maji, qershori ose shtatori.

Nëse jeni duke kërkuar për diçka pak më aktive, mund të provoni një shëtitje ditore deri në malin Trebevic. Në majë, ka pamje të bukura mbi qytet, por ka edhe një teleferik, nëse doni të shijoni pamjen pa mundim. Rruga e kthimit për ecje nga qendra e qytetit, është rreth 21 km.

 

Vizitorëve u pëlqen gjithashtu, të eksplorojnë rrugën e braktisur të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 1964. Nëse e planifikoni siç duhet vizitën tuaj, madje mund të dëgjoni thirrjet për lutje, që jehojnë nëpër luginë nga xhamitë e qytetit.

 

The Siege of Sarajevo - Memories of a War

 

Nëse merrni një taksi pak larg qendrës së qytetit, një turne nëpër Tunelin e Shpresës të Sarajevës (Tunel spasa) është një vizitë interesante dhe edukative.

Tuneli 800 metra, u hap nga qytetarët në vitet 1990, për të lidhur qytetin me ‘vendin e sigurt’ të Kombeve të Bashkuara në aeroport, dhe siguroi një rrugë për transportin e ushqimit, ilaçeve dhe armëve gjatë luftës. / Euronews

Prev Post

Vendim skandaloz në gjimnazin e Velesit, nuk lejohet të pranohen më shumë nxënës shqiptarë dhe sot u ndërpriten kontratat katër profesorëve shqiptarë

Next Post

Mosha e tretë rrezikon varfëri ekstreme, 48% e pensionistëve marrin pagesa të pjesshme

post-bars

Leave a Comment