Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Vendim skandaloz në gjimnazin e Velesit, nuk lejohet të pranohen më shumë nxënës shqiptarë dhe sot u ndërpriten kontratat katër profesorëve shqiptarë

Vendim skandaloz në gjimnazin e Velesit, nuk lejohet të pranohen më shumë nxënës shqiptarë dhe sot u ndërpriten kontratat katër profesorëve shqiptarë

Vendim skandaloz në gjimnazin e Velesit, nuk lejohet të pranohen më shumë nxënës shqiptarë dhe sot u ndërpriten kontratat katër profesorëve shqiptarë

Vendim skandaloz diskriminues në gjimnazin “Koço Raçin” të Velesit ndaj nxënësve shqiptarë. Drejtoria e kësaj shkolle nuk lejon të pranohen më shumë se 22 nxënës shqiptarë, në dy paralelet e hapura me mësim në gjuhën shqipe. Afër 20 nxënës të tjerë që kanë konkurruar janë larguar sot nga gjimnazi, me arsyetime skandaloze se nuk i plotësojnë kushtet, por që dihet që kryesisht kanë prapavijë albanofobe. Sot janë shpërndarë në klasa vetëm 22 nxënësit me arsyetimet se i kanë plotësu kushtet mbi 60 pikë, ndërsa të tjerët janë urdhëruar që vullnetarisht të nënshkruajnë për tërheqjen e dokumenteve, me arsyetimet skandaloze se nuk i kanë plotësu kushtet.

Nxënësit nuk kanë pranuar, dhe ka pasur revoltë të madhe, por drejtori i ka kërcënuar që ti marrin dokumentet se në të kundërtën do ti gjuajnë në bërllok. Më pas dhunshëm me prani të policisë dhe sigurimin e shkollës janë nxjerrë nga objekti i gjimnazit. Për këtë diskriminim brutal, për nesër (05.09.2023) në ora 13:00 është thirrur protestë e nxënësve dhe prindërve shqiptarë para gjimnazit “Koço Racin” në Veles. Përpos kësaj, drejtoria sot nuk ka ndalur me kaq. Ajo i ka ndërprerë kontratat katër profesorëve shqiptarë të lëndëve: Gjeografi, Kimi, Histori dhe Matematikë. Pra, me largimin e tyre, në këtë shkollë ka ngelur vetëm profesoresha e gjuhës shqipe.

Kjo nënkupton se paralelet shqipe vetëm kot e mbajnë emrin, sepse përpos lëndës së gjuhës shqipe, gjitha lëndët e tjera ligjerohen nga profesorë maqedonas. Largimi i profesorëve shqiptarë është bërë për ti siguruar oraret e orëve për profesorët maqedonas në këtë shkollë, pasi që çdo vit zvogëlohet numri i paraleleve me mësim në gjuhën maqedone dhe profesorët rrezikojnë të shkojnë si tepricë teknologjike për shkak të mungesës së nxënësve. Këtë vit në gjimnazin “Koço Raçin” janë pranuar 84 nxënës në paralelet me mësim në gjuhën maqedone për 4-5 paralele. Informacionet flasin se në paralelet me mësim në gjuhën maqedonas janë regjistruar afër 10 nxënës shqiptarë. Pse kjo albanofobi dhe pse nuk respektohet kjo e drejtë elementare që garantohet edhe me Kushtetutë!

N. Pajazit

Prev Post

Safete Sofi Juka, historia dhe guximi i një dijetareje shqiptare të klasit të parë

Next Post

Sarajeva, perla e pazbuluar e Ballkanit

post-bars

Leave a Comment