Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Shqipëria regjistron 1,7 milion vizitorë vetëm në korrik

Shqipëria regjistron 1,7 milion vizitorë vetëm në korrik

 

 

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, ka bërë publike të dhënat e flukseve hyrëse turistike për periudhën janar-korrik 2023, që janë mbi 5,1 milionë vizitorë, duke tejkaluar me 31% më shumë ato të së njëjtës periudhë të vitit 2022, i cili njihet si viti më i mirë ndonjëherë në bilanc shifrash.

“Vetëm për korrikun, 1,7 milion vizitorë të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë, ose 26% më shumë krahasuar me një vit më parë”, shprehet ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja me më shumë se dyfishin e vizitorëve krahasuar me vitin që shkoi, Türkiye me 142% më shumë, por vihet re edhe rritje e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me 62% më shumë, Franca me 58% më shumë e Italia me 53% më shumë krahasuar me vitin që shkoi.

Raportohet rikuperim i vizitorëve nga Ukraina, duke shënuar 153% më shumë hyrje krahasuar me vitin 2022 dhe 152% më shumë vizitorë nga Kina, kjo thuhet se është arritur falë marrëveshjes së bashkëpunimit për heqjen e vizave midis dy vendeve dhe promovimin e ndërsjellë.

Gjatë vitit 2023, Shqipëria si destinacion turistik ka qenë në faqet e të përditshmeve më të lexuara dhe shumë prej produksioneve televizive më të ndjekura në botë si një vend me potenciale të mëdha për t’u zbuluar.

Në një intervistë të fundit për italianen “La Republica”, ministrja Kumbaro u shpreh se i gjithë angazhimi i Ministrisë së Turizmit dhe i Mjedisit ashtu si edhe i Qeverisë së Shqipërisë, krijimi i infrastrukturës së nevojshme dhe organizimi i eventeve përgjatë gjithë vitit kanë qenë ambasadorët më të mirë për promovimin turistik të Shqipërisë./TRT

Shqipëria regjistron 1,7 milion vizitorë vetëm në korrik / Foto: AA

Prev Post

Bëni 5000 hapa në ditë për të qëndruar të shëndetshëm

Next Post

Kukësi nuk përkujton 35-vjetorin e ekzekutimit të Havzi Nelës! Poeti disident u var në litar nga komunistët

post-bars

Leave a Comment