
Për herë të parë në Botëror, futbollistja e Marokut zbret në fushë me hixhab

Nouhaila Benzina ka shkruar historinë në futbollin e vajzave, pasi mbrojtësja e Marokut është shfaqur në ndeshjen e Botërorit kundër Koresë së Jugut e veshur me hixhab, që mbahet nga besimtarët myslimanë.
Kjo veshje solli fat për ekipin e Marokut, pasi sot në mëngjes arriti të fitonte 1-0 kundër Koresë së Jugut./Ne.k./Shqiptarja.com