Tregim këshilues: Dhuratë për njeriun pozitiv
Tregohet se një perandor Kinez kishte vendosur një gur të madh (shkëmb) në rrugën kryesore, i cili njerëzve ua bllokoi rrugën plotësisht. Aty vendosi një roje që t’i vëzhgojë sjelljet e njerëzve, e më pas ta njoftoj atë (perandorin)!
Personi i parë që kaloi ishte një tregtar i madh i vendit. E shikoi tregtari gurin (shkëmbin) dhe u nevrikos. Filloi ta kritikoj atë që kishte vendosur aty, pa e ditur se ai ishte Perandori. U soll tregtari para dhe prapa gurit (shkëmbit) duke bërtitur: “Do të shkoj të ankohem për këtë çështje, dhe do ta dënojmë atë që e ka vendosur këtë”.
Personi i dytë që kaloi ishte një ndërtues godinash. Edhe ai, veproi njëjtë sikurse tregtari, por zëri i tij ishte më i ulet, sepse ai ishte me më pak autoritativ në vend se sa i pari.
Pastaj kaluan tre shokë të rinj që ende nuk e kishin gjetur veten dhe po kërkonin personalitetin në jetë, qëndruan në një anë të gurit (shkëmbit) dhe filluan të talleshin me vendin e tyre. Atë që e kishte vendosur gurin e cilësonin si injorant, ahmak dhe kaotik, e pastaj u larguan drejt shtëpive të tyre.
Pasi kaluan dy ditë, në atë rrugë kaloi një bujk i varfër, nuk foli asgjë i përvjeli mangët e tij dhe u përpoq ta largoj. Kërkoi ndihmë nga kalimtarët që vinin dhe ata e ndihmuan, e kështu e larguan gurin (shkëmbin) nga rruga.
Kur bujku largoi gurin (shkëmbin), në rrugë (prapa shkëmbit) gjeti një qyp me ari dhe një letër në të cilën thuhej: “Nga Perandori…, tek ai i cili e largon gurin (shkëmbin). Kjo dhuratë është për ty sepse ti je njeri pozitiv. U angazhove në zgjidhjen e problemit, në vend se të fillosh të ankohesh.”
Çdo njëri prej nesh le të shikoj se me çfarë probleme ballafaqohet dhe a mund t’i zgjidh ato me lehtësi para se të filloj të mendojë për ankesa./islamgjakova.net