Top 5 rrugët më të rrezikshme në botë
10– Autostrada Tibet, Kinë
Është një rrugë me një rekord prej mbi 7,500 vdekjesh për çdo 100,000 shoferë.
Për shkak të rrëshqitjeve të shkëmbinjve, orteqeve dhe motit të keq, drejtuesit e mjeteve sigurisht që duhet të kenë kujdes. Është një nga rrugët më të rrezikshme në botë
9 – Kalimi i Stelvios, Itali
Qafa Stelvio e vendosur në Itali, në 9045 këmbë është kalimi më i lartë malor në Alpet Lindore dhe i dyti më i larti në Alpe, pak më poshtë Col de l’Iseran 9088 këmbë.
Disa rrugë duken shumë më të rrezikshme se sa janë në të vërtetë. Me më shumë kapëse flokësh se Helena Bonham Carter, Qafa e Stelvio duket si shkarravitje e një fëmije mbi kodra.
8 – Qafa Los Caracoles, Kili
Kjo rrugë kalon nëpër malin Andreas midis Kilit dhe Argjentinës. Rruga ka shumë shpate të pjerrëta dhe kthesa të mprehta dhe pa gardhe sigurie.
7 – Rruga e Skippers Canyon Road, Zelanda e Re
Rruga Skippers Canyon, e vendosur në Zelandën e Re, është jashtëzakonisht e frikshme pasi është bërë nga një prerje shumë e ngushtë në mes të një faqeje shkëmbi të pastër.
Kjo rrugë dredha-dredha në fakt kërkon një leje drejtimi makine të veçantë. Megjithatë, nëse arrin të marrësh leje, bëhu gati për një sfidë të rrezikshme…
6 – Kalimi i Zoji, Indi
Zoji La është një kalim i lartë malor në Indi, i vendosur në Autostradën Kombëtare Indiane 1D midis Srinagar dhe Leh.
Kalimi siguron një lidhje jetike midis Ladakh dhe Kashmir. Ai shkon në një lartësi prej rreth 3,528 metra dhe është kalimi i dytë më i lartë pas Fotu La.
5 – Rruga e tunelit Guoliang, Kinë
Tuneli Guoliang është i realizuar përgjatë anës dhe përmes një mali në Kinë.
Mund të jetë e vështirë të shihet në foto, kjo rrugë u realizua dhe u gerrye nga ana e një mali nga disa fshatarë nga qyteti i Guoliang.
|Radio Kontakt/hisisitaly.com