Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vendet më paqësore në rajon
Edicioni i vitit 2023 i Indeksit Global të Paqes i publikuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen ka zbuluar se paqja globale ka rënë për herë të 13-të në 15 vitet e fundit. Ai rendit nivelet e paqes duke përdorur 23 tregues cilësorë dhe sasiorë në 163 shtete dhe territore të pavarura, duke mbuluar 99,7 për qind të popullsisë së botës.
Këtë herë, paqja është përkeqësuar në 79 shtete, ndërsa në 84 tjera situata është përmirësuar.
Në vazhdim TRT Balkan ju sjell të dhënat mbi Indeksin Global të Paqes në vendet e rajonit.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në krye
Sipas të dhënave të Indeksit Global të Paqes për vitin 2023 ndër vendet më paqësore në rajon llogariten Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Për dallim nga viti i kaluar Maqedonia e Veriut ndonëse ka shënuar rënie nga vendi i 37 në 38, ajo megjithatë vazhdon të qëndrojë në krye të shteteve të rajonit si shteti më paqësor.
Menjëherë pas saj qëndron Shqipëria ku ka ruajtur pozitën e vitit të kaluar duke qenë vendi i 40 në botë për nga niveli i paqes, dhe i dyti në rajon.
Kosova dhe Mali i zi shënojnë rritje
Si Kosova ashtu edhe Mali i Zi sipas Indeksit Global të Paqes për vitin 2023 kanë shënuar rritje prej 5 vendeve.
Megjithatë, Kosova vazhdon të mbetet shteti i fundit paqësor në rajon, duke u rradhitur si shteti i 70-të në botë, ndërsa Mali i Zi si shteti i 44-të në botë, ndërsa i 3-ti në rajon.
Serbia dhe BeH vazhdojnë rënien
Ndër vendet që kanë shënuar rënie më të madhe në rajon janë Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Serbia për dallim nga viti i kaluar ka rënë për 7 vende dhe tani rradhitet e 65-ta në botë dhe e fundit në rajon për paqe, ndërsa Bosnjë e Hercegovina shënoi rrënie prej 4 vendeve duke u rradhitur e 61-ta në botë dhe e parafundit në rajon.
Vendet më (jo) paqësore në botë
Islanda edhe një herë u pozicionua si vendi më paqësor në vitin 2023, një pozicion që e ka mbajtur që nga viti 2008. Në krye të indeksit i bashkohen Zelanda e Re, Irlanda, Danimarka, Austria dhe Singapori. Në të kundërt, Afganistani ishte në fund të indeksit, i paraprirë nga Jemeni dhe Siria si shtete më pak paqeruajtëse në botë.