Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Lënia e duhanit mund të përmirësojë shëndetin mendor

Lënia e duhanit mund të përmirësojë shëndetin mendor

“Ndërprerja e pirjes së duhanit shoqërohet me përmirësime të konsiderueshme në ankthin dhe depresionin te njerëzit me dhe pa çrregullime psikiatrike”, kështu thuhet pas studimit të Universitetit të Oksfordit dhe Bath me mbi 4.200 njerëz në 16 vende.

Lënia e duhanit paraqet hapin më të rëndësishëm të cilin mund ta ndërmarrin duhanpirësit për të përmirësuar kualitetin dhe gjatësinë e jetës.

Mirëpo, lënia e duhanit për shumë duhanpirës fillimisht do të thotë të luftosh varësinë e shkaktuar nga nikotina, e pranishme në cigare.

Por, mendimi për ta lënë duhanin mund të shkaktojë shqetësime se si do të jetë jeta pa duhan.

“Besimi se cigaret janë qetësuese është i përhapur dhe disa profesionistë mjekësorë u përgjigjen njerëzve me çrregullime të shëndetit mendor duke e lënë duhanin,” thanë studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe Bath, puna e të cilëve u botua në revistën JAMA Network.

Zbulimi i tyre se lënia e duhanit mund të përmirësojë shëndetin mendor duhet të inkurajojë më tej duhanpirësit që duan ta heqin këtë zakon, por janë të shqetësuar për pasojat e mundshme negative.

“Ndërprerja e pirjes së duhanit shoqërohet me përmirësime të konsiderueshme në ankthin dhe depresionin te njerëzit me dhe pa çrregullime psikiatrike”, vuri në dukje grupi hulumtues pas kryerjes së një studimi me mbi 4.200 njerëz në 16 vende.

Për shumë njerëz, mund të jetë e vështirë të largohen nga rutinat, të tilla si largimi nga zyra për disa cigare dhe një bisedë gjatë ditës ose disa “tymosje” relaksuese gjatë natës para gjumit.

“Shqetësimet për përkeqësimin e shëndetit mendor pas ndërprerjes së duhanit janë ngritur shpesh nga mjekët dhe duhanpirësit”, thanë studiuesit.

Megjithatë, ky shqetësim nuk duhet të dekurajojë askënd, sipas autorëve të studimit.

“Ndërprerja e pirjes së duhanit është e lidhur me rrezikun e reduktuar të vdekshmërisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në çdo moshë, me analizën tonë që shton provat se përmirëson edhe shëndetin mendor”, thanë ata.

Pjesëmarrësit në hulumtim ishin duhanpirës me dhe pa çrregullime mendore.

Hulumtimi shqyrtoi efektin e 9 deri në 24 javë të abstinencës në mesin e njerëzve që ishin “të motivuar për të lënë duhanin”, por kishin pirë 10 ose më shumë cigare në ditë vitin e kaluar.

TRT Balkan / agjencitë
Prev Post

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot drejt vendeve të shenjta

Next Post

Ikja e të rinjve dhe rreziku i dyfishtë në tregun e punës

post-bars

Leave a Comment