Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Ikja e të rinjve dhe rreziku i dyfishtë në tregun e punës

Ikja e të rinjve dhe rreziku i dyfishtë në tregun e punës

Nga Kumi Zika

E ndërkohe që i gjithë vëndi ynë dhe jo vetëm vuan nga fuqia punëtore, në anën tjetër kemi paradoksinë e kategorive të përjashtuar nga pranimi i punës për arsye të ndryshme duke nisur nga faktori i parë i moshës pavarsisht ekspertize marturimit në rastin konktret prsh punë në administratë, arkive apo dokumentacione ku faktori moshë nuk duhet të jetë një kriter por dëshira për të punuar duhet të merret në konsideratë fuqishëm nga punëdhensit, një mënyrë kjo për të menaxhuar dhe vënien në funksion të gjithëve kategorive të burimeve njerzore që kemi brënda vendit, gje e cila ndikon dhe në përmirsimi, integrim në komunitet, parandalim të shumë pasojave që mund të shkaktojë ikja e mirjrave të rinj për shoqerinë tonë. Dmth përveç fatktit dhe goditjes që po mer ekonomia dhe vetë shoqëria nga ikja e forces punë tore më energjike dhe vitale, por nga ana tjetër ky problem në fushën e punësimeve po lë në hije dhe po largon interesin ndaj një grup moshe që përfaqson më shumë experiencën, etikën dhe maturinë profesionale se sa atë vrullin rinor të forces. Pra është si një rrezik I dyfishtë për forcën dhe tregun e funës.

Sipas asaj që shfletova deri diku dhe gjeta si informacion rezulton se Qeveria ka gati ligjin për mundësinë e vijimit të punës, pas daljes në pension.Ndryshimet ligjore që pritet të kalojnë në kuvend parashikojnë që kjo kategori pensionistësh, nuk do të paguajnë kontribute shoqërore, por vetëm tatimin mbi fitim. Drafti u hartua me kërkesë të qytetarëve në Këshillimin KombëtarPersonat që kanë fituar statusin e pensionistit, por kanë dëshirë të vijojë punën, do të mund ta bëjnë një gjë të tillë, madje duke mos paguar as kontributeKëto ndryshime ligjore pritet të motivojnë profesionistët në fushën e mjekësisë dhe jo vetëm të mos tërhiqen nga vendi i punës. Përfitues janë edhes shoferët, të cilëve u njihet leja e drejtimit deri në moshën 70-vjeçare.Problemi nuk është vetëm për të punësuarit në shendetësi shoferat etj problemi është që në duam të punojmë dhe nuk na e mori mendimin njeri që donim të vazhdonim apo jo dhe a ishtë e rëndësishme vazhdimi i punës por u pergatit urdhri dhe të nxjerrin jashtë derës.Mendoj se të punosh kur je e/i afte si fizikisht dhe mendërisht nuk është luks as hall por domosdoshmëri që i jepet njeriut të motivohet që të ndihet i dobishëm për shoqërinë dhe për veten e vete, të mos ndihet i fyer i përbuzur dhe i brengosur si dhe nga ana financiare por të jetoje me punën e vet deri sa është në gjendje të punojë dhe të mos i bëhet barrë femijve dhe komunitetit.

Une shpreh se agjencitë e punësimit duhet të çlirohen nga kjo barrë dhe nga ky paragjykim pasi në të gjitha intervistat që kam bërë më presin me këmbë të pare duke thënë “nuk punesojmë pensionist (grup mosha mbi 45 vjeç e kanë fjalen) por te rinj.Në njoftimet për punë parashtrojnë kriteret që duhet të kesh eksperiencë të lartë pune por kërkesat janë per moshën e kufizuar 18-35 vjec të jetë e paraqitshme dhe me ose pa eksperiencë.Kur paraqitem për intervistë nuk të pranojnë dhe as te japin shpjegime.Shpesh thuhet se punë ka por nuk ka specialist dhe unë mendoj se ka specialist  por nuk ka punë. U bënë 8 muaj qe aplikoj dhe më thonë nuk ke gjuhë te huaj sikur do punësohem përkthyes dhe mosha thonë  na duhen vetem te rinj.

Mendoj qe ka ardhur koha që të hapet një angjesi punësimi për grup moshat mbi 45 vjeç e deri tek pensionistët në të gjitha specialitetet, që të mos gënjejmë veten ose duke shpresuar dhe ëndërruar  për një forcë pune përfekte dhe me grupmoshë më energjike sepse po rrezikojmë të shfaqim problem në shumë fronte dhe hallka në tregun e punësimit mbas ikjes në masë të grupmoshave më të reja.

| Radio Kontakt

Prev Post

Lënia e duhanit mund të përmirësojë shëndetin mendor

Next Post

Ikja e të rinjve dhe rreziku i dyfishtë në tregun e punës

post-bars

Leave a Comment