Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Kinematografia Italiene në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur

Kinematografia Italiene në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur

Është ndarë nga jeta aktori dhe regjisori i njohur italian Francesco Nuti. 68-vjeçari i cili ishte prej vitesh i sëmurë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Romë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vajza e tij Ginevra së bashku me familjen të cilët falënderuan ata që e trajtuan aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes. Francesco Nuti u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare pas gati dy dekadash vuajtjeje dhe vetmie. Ai ishte invalid që prej 4 shtatorit 2006, kur pësoi një hematomë kraniale në një aksident familjar. Aktori që vuante edhe nga depresion qëndroi në koma për disa muaj, ku kujdesej e ëma dhe vëllai i tij Giovanni, muzikant. Nuti i lindur në Prato ishte më i njohur për punën e tij televizive si pjesë e treshes Giancattivi së bashku me Alessandro Benvenuti dhe Athina Cenci, dhe për filmat kult me regji nga Maurizio Ponzi. Francesco Nuti bëri debutimin e tij si aktor amator kur ishte ende student, duke shkruar monologët e tij. Ai ra në sy nga Alessandro Benvenuti dhe Athina Cenci që e donin në grupin “I Giancattivi”, dhe punoi për herë të parë në kinema në “AdOvest di Paperino” (1981), një riinterpretim i repertorit komik të Toskanit treshe./JOQ

Prev Post

Shaban Murati: Ftesë për promovimin e librit tim të ri

Next Post

Historia e pa treguar e “Europës Muslimane”

post-bars

Leave a Comment