Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Tregtimi i markave të falsifikuara – 31 Minuta

Tregtimi i markave të falsifikuara – 31 Minuta

 

Në Shqipëri nuk është aspak e vështirë për të pasur akses në mallra të falsifikuara. Lehtësisht në tregjet që ndodhen në vend, mund të gjesh veshje dhe aksesore të firmave më të njohura në botë, si Lui Viton, Adidas, Balanciaga etj.

Këto mallra, të cilat nëse do të ishin origjinale kushtojnë në rastin më të mirë me qindra euro, në tregjet shqiptare i gjen me 2 mijë lekë të reja.

Në këtë mënyrë, shkelet pronësia intelektuale dhe ajo industriale, duke dëmtuar qytetarin, i cili nuk merr produktin në standardin e duhur, mbajtësin e të drejtave mbi produktin, i cili ka humbje ekonomike, por edhe buxhetin e shtetit duke mos arkëtuar të ardhurat që do të arkëtonte nëse mallrat do të ishin origjinale.

Në këtë segment të 31 minuta do të flasim për mallrat e falsifikuara dhe pasojat që vinë nga mungesa e një sistemi të mirëfilltë të garantimit të të drejtave intelektuale dhe industriale./a2news.com

Prev Post

Ura e Kurçajt në Fushë-Krujë, destinacion turistik që s’duhet humbur

Next Post

Apple prezanton kufjet e gjeneratës së re, kushtojnë 3499 Dollarë

post-bars

Leave a Comment