Banorët e parë të Evropës sipas shkrimtarëve të lashtësisë
“Banorët e parë të Evropës sipas shkrimtarëve të lashtësisë dhe veprave të gjuhëtarëve”- (titulli i veprës)
Ilirët, Dardanët, Trakët dhe Istrët …
“Nuk është e sigurt se ka pasur vija të sakta demarkacioni midis trakëve, ilirëve dhe ligurëve. A nuk do të ishin këta tre popuj fillimisht i njëjti popull? Dardanët e Evropës janë dhënë për Ilirë nga Straboni, në fillim të shekullit të parë para erës sonë dhe duken identikë me trakët që rreth 1500 vjet më parë pushtuan një pjesë të Azisë së Vogël nga Pellazgët (Pjesë e së njëjtës kulture sipas të dhënave nga ky vëllim), duke transplantuar emrin Dardan deri në Troad, pranë Hellespontit (Ngushtica e Dardaneleve).
(Dardani, është emër i dhënë në lashtësi Troadit, ku sipas gojëdhënave mbretëronte mbreti Dardan).
Istrët që jetonin në brigjet e Adriatikut, të cilët sipas Strabonit ishin Ilirë dhe që nga ajo kohë u përfshinë në rrethinën romake të Italisë, janë Trakë. … “
——————-
“Les premiers habitants de l’Europe d’après des écrivains de l’antiquité et les travaux des linguistes” – 1889
Arbois de Jubainville, H. d’ (Henry), 1827-1910; Dottin, Georges, 1863-1928