Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Letërsi Kontakt| Fatmir Muja, 3 poezi.

Letërsi Kontakt| Fatmir Muja, 3 poezi.

GJUHA

Në Parafillim, në Shfaqjen Hyjnore
Dy cilësi iu dhanë veç gjuhës njerëzore
Me frymorë të tjerë, kështu s’paska ndodhur
Gjuhën kanë në gojë, por jo për të folur
E gjuha njerëzore kur takon ushqimet
Përveç se shijon, flet dhe për shijimet
Por ama s’u bë, diçka sa për të thënë
Jo veç të ndiejë shije, por shije për të lënë
Çdo shije s’është fjalë, por çdo fjalë lë shije
Se njeriu është shija e kësaj Pranie
Shijet që merr gjuha, brenda trupit treten
Shijet që jep gjuha, përgjithnjë do mbeten
E mençur është gjuha, qysh në takim të parë
Nuk na lë të hamë, çfarë s’mund t’i bëjmë ballë
Për shijet që merr është fort e kujdesshme
Për shijet që jep, nuk është kaq e ndjeshme
Se shije nuk ndien tjetrit kur i flet
Për shije është bërë, por shijet i vret
Kape një herë gjuhën, përpiqu të flasësh
Me fjalët e tua veshët do t’i vrasësh
Fjalët janë shije, fjalët janë gjendje
Kur kafshon gjuhën, ndien shije a dhembje?
Me kaq nuk mbaron, me kaq e mbarojmë
Gjuha s’mund t’i thotë, ato që shijojmë.

 

ME DORËN NË ZEMËR

Zemra mund të punojë pa dorën
Por dora pa zemrën s’punon dot
Gjallesat e tjera nuk kanë duar
Por asnjëra pa zemër s’gjallon në botë
Me dorën në zemër të gjithë përshëndeti
Që zemrës sate të mos i hysh në hak
Mendja kërkon kohë për t’i njohur njerëzit
Por për njohje zemrës i duhet shumë pak
Mendja bën pyetjet dhe vetë përgjigjet
Por s’i ndihmon zemrës kur nga jeta digjet
Atyre që zemrën një herë ta kanë gjuajtur
Mos ua jep dorën se s’kanë për të ta ruajtur

 

UJI I JETËS

Dashuria është Uji i Jetës,
uji lag çdo gjë dhe prapë mbetet vetvetja,
Kohëzgjatja pa ujë s’e mëson qenien të jetojë e etshme,
por thjesht e bën të vdesë nga etja

 

Fatmir Muja

 

|Radio Kontakt/fatmirmuja.al

Prev Post

50 fakte të rralla për Ajnshtajnin: Sekretet e njeriut më të zgjuar të të gjitha kohërave

Next Post

BE i dhuron 621 mijë € Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për restaurimin e librave

post-bars

Leave a Comment