Kur mjekërkuqtë shqiptarë krijuan shtet Pirat në Mesjetë
Një nga detarët dhe piratët më të mëdhenj në histori ishte Hajredin Barbarosa – Mjekërkuqi (1478-1546), i biri spahiut Jakup Aga nga Janica e Greqisë së sotme, të cilin shumica e burimeve historike e përmendin si shqiptar.
Gazetari Agron Shala kujton nëpërmjet një shkrimi se Barbarosa ishte i padëshiruar kudo, ndaj me vëllain e tij Oruçin (1474-1518), i njohur po ashtu si Barbarosa (pra Mjekërkuqi), vendosën ta krijojnë një shtet të tyre ku do të jetonin rehat e nga ku do të vepronin lirshëm.
“Shteti i formuar nga ta sot njihet si Regjenca e Algjerisë (Algjeria, Tunizia dhe disa pjesë të Marokut të sotëm), që formohet me pëlqimin e Perandorisë Otomane – mbase se nga aty shqiptarët do ta mbronin Perandorinë duke u ballafaquar e duke marrë toka nga superfuqia e asaj kohe, Spanja (dhe shtetet tjera të gadishullit apenin)”, shkruan Shala.
Hajredini i largoi forcat evropiane nga Afrika e Veriut, por si pirat i papërmirësueshëm s’i linte rehat as në Evropë.
Kështu, Papa e krijoi “Lidhjen e Shenjtë” për ta konfrontuar shqiptarin.
“Por, në Betejën e Prevezës (1538), Mjekërkuqi e mundi flotën e aleancës evropiane – shumë më të madhe në anije e ushtarë – të përbërë nga Republika e Venedikut, Dukati i Mantuit, Perandoria e Spanjës, Perandoria e Portugalisë, Papati, Republika e Gjenovës dhe Malta. Regjenca e formuar nga Mjekërkuqët më 1515, do të ekzistojë deri më 1830 (si elajet otoman nga viti 1590) – derisa nuk ndodh pushtimi francez”, shkruan Shala./historiashqiptare.net