”Microsoft” zbulon sistemin ”Copilot”, një asistent personal i IA-së në Windows
“Microsoft” do të integrojë një sistem të ngjashëm me “ChatGPT”, të quajtur “Windows Copilot”, në të gjitha aplikacionet e PC, njoftoi gjiganti i teknologjisë me qendër në Redmond, Uashington.
“Copilot” do të jetë i disponueshëm për “Windows 11” si një pamje paraprake në muajin qershor.
“Windows Copilot” do të jetë asistenti personal i përdoruesit”, njoftoi kompania gjatë konferencës së “Microsoft Build”.
“Copilot do t’i bëjë përdoruesit e “Windows” më të fuqishëm”, tha CEO i “Microsoft”, Satya Nadella.
“Microsoft”, një investitor në krijuesin e “ChatGPT OpenAI”, ka përfshirë inteligjencën artificiale gjeneruese në produktet e tij, duke filluar me motorin e kërkimit “Bing” dhe shfletuesin “Edge” në shkurt.
Pavarësisht partneritetit, Nadella tha javën e kaluar se “Microsoft” nuk mund të kontrollojë “OpenAI”.
“Pasi të hapet, “Copilot” do të qëndrojë konsistent në aplikacionet, programet dhe dritaret tuaja,” tha shefi i produktit, Panos Panay.
Ai do të jetë i disponueshëm për përdoruesit në aplikacione të tilla si “Word” dhe “Teams”.