Historia e saj u bë dokumentari më i shikuar në Netflix, gjendet pas 5 vitesh vajza e humbur
Një vajzë nga Illinois, zhdukja e së cilës u shfaq edhe në serialin dokumentar të “Unsolved mysteries” është gjetur e gjallë në Karolinën e Veriut. Dyshohet se 5 vjet më parë u rrëmbye nga nëna e saj.
Kayla Unbehaun, e cila mbushi 15 vjeç në janar, ishte 9 vjeç kur u zhduk në 2017-ën ndërsa ishte nën kujdesin e nënës së saj, Heather Unbehaun.
Unbehaun, 40 vjeç, u arrestua të shtunën në Asheville, Karolina e Veriut, me akuzën për rrëmbim.
Gjithë zbulimin e ka bërë një grua që e ka njohur Heather nga TV.
Historia e saj u bë dokumentar në Netflix, gjendet pas 5 vitesh vajza
“Jam shumë i lumtur që Kayla është e sigurt në shtëpi. Dua të falënderoj Departamentin e Policisë së Elginit të Jugut, Qendrën Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar dhe të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit që ndihmuan me rastin e saj,” tha babai i Kayla, Ryan Iskerka.
“Ne kërkojmë privatësi ndërsa njohim përsëri njëri-tjetrin dhe lundrojmë në këtë fillim të ri,” tha ai.
Kayla u zhduk rreth 4 korrikut 2017. Ajo ishte parë për herë të fundit nën kujdesin e nënës së saj pas një parade të katër korrikut në Wheaton, Illinois, sipas një faqeje GoFundMe të krijuar nga Iskerka disa ditë pas zhdukjes së Kayla. Kujdestaria e vajzës i ishte dhënë babait në atë kohë.
Iskerka tha se ai duhej të takonte Heather Unbehaun më 5 korrik 2017, për të marrë vajzën e tij, por nuk ndodhi kurrë.