Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 4 prej hënave të Uranit mund të kenë ujë

4 prej hënave të Uranit mund të kenë ujë

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar se 4 nga hënat e akullta të Uranit mund të kenë oqeane të fshehura poshtë sipërfaqes së tyre, dy prej të cilëve mund të jenë mjaftueshëm të ngrohtë për të pasur jetë.

Ata analizuan të dhënat nga dy fluturime pranë planetit në vitet 1980 të kombinuar me modelimin kompjuterik dhe përcaktuan se hënat Ariel, Umbriel, Titania dhe Oberon me shumë gjasa kanë oqeane midis bërthamës dhe kores së akullt, disa prej të cilëve mund të kenë thellësi prej disa kilometrash.

Me anë të simulimit kompjuterik, ata zbuluan se mantelet shkëmbore të hënave çlirojnë lëng të nxehtë që mund të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të ngrohtë që zhvillon jetën.

Kërkuesit mësuan se sipërfaqet e hënave janë mjaftueshëm poroze për të mbajtur nxehtësinë e brendshme, çka mund të jetë një tjetër faktor që ndikon në praninë e oqeaneve. Kjo vlen sidomos për Titania dhe Oberon që mund të jenë të banueshëm.

Një nga zbulimet kyçe të studimit është se klori dhe amoniaku janë në sasi të mëdha në oqeanet e hënave më të mëdha të Uranit.

Amoniaku vepron kundër ngrirjes dhe kripa e pranishme në ujë është një tjetër burim i këtij procesi duke ruajtur oqeanin e brendshëm të trupit qiellor.

Megjithatë, studimi tregoi se jo të gjitha hënat e Uranit mund të kenë kushtet e duhura për të ruajtur kushtet e oqeaneve të tyre. Miranda, hëna e pestë më e madhe e Uranit mund të ketë pasur dikur një oqean i cili tani është i ngrirë./tvklan.al

Prev Post

Deri më 1878, Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri

Next Post

Në Haxh me biçikletë: Francezi me origjinë marokene arrin në Türkiye gjatë rrugës për në vendet e shenjta

post-bars

Leave a Comment