Shko në fillim

LiveRadio Kontakt
 Themelimi i Romës së re, nga Kostandini i madh, perandori me origjinë ilire

Themelimi i Romës së re, nga Kostandini i madh, perandori me origjinë ilire

Të vërtetat e parandorëve ilirë të perandorisë së quajtur Bizantine, do kishin një domethënie serioze nëse do merreshin në shqyrtim shkencor.

11 maj 330, themelimi i Kostandinopojës ndryshoi historinë botërore: qyteti i vjetër i Bizantit u riemërua “Roma e Dytë, e Re”, Νέα, δευτέρα Ῥώμη, Nova Secunda Roma, nga Konstandini i Madh, i cili po kërkonte një seli të re Perandorake në Lindje. Njerëzit e morën zakonin ta quajnë qytetin e ri “Qyteti i Kostandinit”, Kostandinopojë.(Stambolli i sotëm)

Shenjtori më i madh i kishës së lindjes

Konstandini i Madh lindi më 27 shkurt të vitit 272, nga një familje fisnike ilire në Naissus të Dardanisë. I ati i tij Kostanti, ishte në kohën e Dioklecianit njëri prej dy Çezarëve, që mbretëronte në Galinë, Britaninë e madhe dhe Spanjë. Më 25 korrik të vitit 306 i vdes babai, Konstanti në Jork dhe Konstandini shpallet August (perandor) nga ushtria, e cila përbëhej kryesisht nga ilirë. Konstandini i Madh ishte perandori i parë i krishterë dhe themeluesi i Kostandinopojës. Vizioni i tij për Romën qytet të përjetshëm që mishërohej në Kostandinopojën jetoi për 1129 vjet. Është shpallur shenjt nga Kisha Katolike. Kisha e Lindjes e konsideron si shenjtorin më të madh.

Qyteti i ri u modelua pjesërisht sipas Romës: ai nuk ishte i destinuar të zëvendësonte Romën e Vjetër, por ta “përfundonte”. Siç tha Themistius, burrë shteti dhe autor, “Ka dy qytete që janë metropole ekumenike (Imperiale): njëra është ndërtuar nga Romuli dhe tjetra nga Kostandini dhe të dyja mbretërojnë së bashku”.
Roma e Re ka Senatin e saj të ri “provincial”, i cili më vonë u ngrit (nën djemtë e Konstandinit) në gradën Perandorake dhe kishte të njëjtat fuqi si Senati i Romës së Vjetër: këtë e shohim në tekstet e Koncilit të Dytë Ekumenik në vitin 381 pas Krishtit. qyteti drejtohej nga një prokonsull, i cili më vonë u ngrit në gradën e një Prefekti të qytetit (Praefectus Urbi/ἔπαρχος τῆς πόλεως): Prefekti i parë ishte Themistius i lartpërmendur. Këto dy institucione politike, Prefekti dhe Senati, do të zgjasin të paktën deri në vitin 1204, por me pushtete të ndryshuara gjatë shekujve.
Milion, shënuesi i ri me zero milje i Perandorisë, u ndërtua në qytetin e ri, në imitim të Milliarum Aureum të Forumit të Romës. Rreth tij u shtuan kisha dhe ndërtesa administrative. Më të rëndësishmet ishin Hagia Sophia (e vjetra, jo aktuale) dhe Kisha e Apostujve të Shenjtë, ku do të varroseshin vetë Kostandini dhe pasardhësit e tij.
Qyteti i ri kishte Tikën e vet, domethënë perëndeshën e fatit, dhe tempujt e saj pagan gjithashtu.

Flav Valer Kostandini, mbiquajtur i Madhi perandori i parë i krishterë

Ishte një nga perandorët e famshëm të Romës, me origjinë ilire. Identiteti i ilirëve edhe pse i mohuar shpesh në kohët moderne, për arsye gjeo-politike, lidhet ngushtë me gjuhë e vjetër të këtij populli, që e dallonte atë nga të tjerët.

“Gjuha e ilirëve të lashtë, ose e shqiptarëve të sotëm është një gjuhë e veçantë, prejardhja e së cilës shkon deri në lashtësinë e thellë e madje në një kohë kur filluan të formoheshin secila në sferën e saj edhe gjuhët greqishte, latinishte, iberishte, keltishte, sllavishte, teutonishte dhe gotishte”. Victor Adolphe Malte-Brun (1816-1889)

Kostandini përveçse si një perandor i madh, njihet si themelues i Kostandinopojës, kryeqendrës së perandorisë së mëvonshme të Bizantit, por mbi të gjitha ai njihet si perandori i parë i krishterë.

Akti i konvertimit të Kostandinit nga pagan në të krishterë, përbën një akt historik jo vetëm pse shembulli i tij u ndoq nga një numër i madh nënshtetasish të perandorisë, por dhe sepse me këtë rast, mbas tre shekujsh përndjekjeje në perandorinë romake, krishterimi nis të marrë frymë lirisht. Në epokën e sundimit të tij mori fund një herë e mirë persekutimi i të krishterëve.

Ky perandor i madh ishte i biri i Kostant Klorit, që në kohën kur lindet Kostandini ishte një komandant i thjeshtë, dhe i Elenës (e cila më vonë u konsiderua shenjtore dhe përmendet si pelegrinia e parë në tokën e shenjtë të Jeruzalemit, prej ku dhe pati sjellë në Kostandinopojë Kryqin e Vërtetë).

 

Statue of Constantin the Great in York, United Kingdom.
Koka e Kostadinit te Madh ne kalane e Beratit
Peter Paul Rubens ” Founding of Constantinople”
Amperador Custantino: mosaico bizantino.
Prev Post

Pasiguria tek të rinjtë ul ndjeshëm martesat në Shqipëri

Next Post

120 vjet nga lindja e shkrimtarit Ernest Koliqi

post-bars

Leave a Comment